Zbulohet peshkaqeni më i vjetër në botë (Video)

Postuar në 13 Dhjetor, 2017 18:27

Një peshkaqen që besohet të jetë një nga qeniet e gjalla më të vjetra në botë është zbuluar nga peshkatarët në Atlantikun e Veriut. Peshkaqeni femër i Groenlandës me gjatësi 5.5 metra e gjatë vlerësohet se është 512 vjeç. Një ekip shkencëtarësh, i cili ka ndërmarrë studimin e jetëgjatësisë së kësaj kafshe përmes teknologjisë së karbonit ka analizuar sytë e 28 peshkaqenëve të tillë, të cilët japin informata më të besueshme për moshën e tyre.

Sipas National Geographic, peshkaqeni më i vjetër deri më tani ishte 392 vjeç, ndërsa shumica e këtyre kafshëve  jetojnë nga 272 deri në 512 vjet. Ata konsiderohet se arrijnë pjekurinë seksuale në moshën 150 vjet. Peshkaqeni i zbuluar vlerësohet se ka lindur rreth viit 1505.

http://www.protothema.gr/environment/article/740900/psarepsan-karharia-5...

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Pritkan shume gjate me kie per here te pare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.