Hapet dhoma e fshehtë e Mikelanxhelos (Video)

Postuar në 16 Nëntor, 2017 21:57

Për shekuj me radhë, ekzistenca e saj ishte e panjohur. Megjithatë, dhoma e fshehtë që Mikelanxhelo përdorte në Firence për t'u fshehur larg syve të kundërshtarëve të tij pritet të hapet shumë shpejt për publikun. Sipas Telegraf, bëhet fjalë për një dhomë të vogël, të cilën artisti emblematik italian e përdori gjatë vitit 1530, kur ai mbështeti kryengritjen popullore. Dhoma që ai fshihej nuk u zbulua deri në vitin 1975, kur u gjet rastësisht teksa kujdestarët gjetën një derë të bllokuar nën një gardërobë. "Ne po punojmë për ta hapur  dhomën e fshehtë të Mikeelanxhelos"- tha Paola D'Agostino, drejtore e Muzeut Bargello. "Ka një projekt në vazhdim për ta bërë vendin të sigurt për vizitorët"-shtoi ajo.

http://www.telegraph.co.uk/news/2017/11/14/secret-room-florence-michelan...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.