6 vjet pas Berishës, zbulohet sërish Puçi, Prokurori-Opozitë-Presidencë

Postuar në 24 Tetor, 2017 17:22

Më 21 janar 2011 e më mbrapa Sali Berisha bëri zakon të fliste për një puç të koordinuar mes opozitës socialiste, Presidentit dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Berisha, asokohe kryeministër, përfshinte edhe Shërbimin Informativ në këtë skemë që sipas tij synonte rrëzimin me dhunë të qeverisë së zgjedhur me vota. Pakkush e besoi në atë kohë, ndonëse duhet thënë se koha i dha të drejtë.

Sot janë socialistët, që kanë monopolin e drogës në Shqipëri, që ankohen për të njëjtën gjë. Prokuroria, opozita dhe Presidenti na qenka lëshuar për t’i bërë të zezën qeverisë që duan shqiptarët. Duke mbrojtur përditë e më shumë ministrin e Brendshëm që është I stolisur me gjethe kanabisi në shenjë të daljes nga goditja fillestare. Një ditë deputeti Ulsi Manja, një ditë Elisa Spiropali, edhe kjo deputete që shënon emrin në sallë, një ditë tjetër…me radhë.

Ngjashmëria është e madhe, kanë ndryshuar vetëm rolet. I vetmi rol që nuk ndyshon është zullumi i ekzekutivit që përpara se të bërtasë për kurth, është mirë të sqarojë mirë se çfarë përfaqëson një ish-ministër që është i tillë jo pse e rrëzuan, por sepse e hoqën nga listat. Një ish-ministër që po mallkon mediat dhe analistët pa denjuar të japë qoftë edhe një përgjigje që ka mëshirë për inteligjencën e tij: sa kanë kushtuar syzet që mban përditë?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.