"Shekulli": Ujë i paklorinuar në Tiranë dhe depo të paruajtura

Postuar në 10 Tetor, 2017 09:27

Gazeta “Shekulli” shkruan sot për situatën e ujësejllës kanalizimeve në Tiranë. Sipas kësaj gazete dhe dokumentacionit që ajo bashkëshoqëron, janë hasur probleme klorinimi, higjene dhe më e rënda, probleme të mosruajtjes së depove të ujit gjatë turneve të natës.

Mungesa e klorinimit të ujit edhe pse një rast abuziv, nuk është më “i rëndi”, në veprimtarinë e Ujësjellësit, Tiranë. Konsumimi i ujit të pa klorinuar, sipas ekspertëve mund të shkatojë kolerë e tifo. Konsumimi i ujit të përzierë me klor të skaduar mund të shkaktojë çrregullime hormonale, anemi, diabet e kancer. Këto janë gjetjet në vetëm dy nga 111 depot e Tiranës. Por, abuzimi bëhet drithërues, teksa një qytetar denoncon se depoja e Vaqarrit monitorohet nga roja i shërbimit vetëm gjatë paradites, ndërkohë që aty paga ndahet për tre turne. Po kështu, i njëjti fenomen është vënë re edhe në depon e Linzës, Baldushkut, Krrabës. Depoja e Zall-Herrit është tërësisht e rrënuar, ndërkohë, që në shumë depo dhe stacione pompash të tjera, si Mëzezi e Tapiza që ndodhen në anë të rrugës, rreziku është edhe më i madh, pasi mjafton një dorë e papërgjegjshme, e cila mund të helmojë gjithë popullatën. Funksionimi i UKT-së në këtë situatë, merr përmasat e një superskandali që duhet hetuar, pasi ka rrezikuar seriozisht jetët e njerëzve, edhe pse rregullorja e përcakton qartë se si duhet të ruhen, mbrohen dhe dezinfektohen depot e ujit”, shkruan ndër të tjera gazeta.

http://shekulli.com.al/uje-te-padezinfektuar-per-tiranen/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.