Lapsus 41 milionë lekë nga Agjencia e Bregdetit për një kullë vrojtimi

Postuar në 06 Shtator, 2017 09:47

Emisioni "Stop" transmetoi një investigim mbi tenderin e kullave të vrojtimit në bregdet dhe funksionimin e tyre. Sipas "Stop" në  27 prill të vitit 2017 nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit  është tenderuar një kullë me shumën prej 41 milion lekë të vjetra, ku adresa e dhënë është në Dhërmi.
Nga kërkimet në gjithë vijën bregdetare në Dhërmi nuk gjeti asnjë kullë që të kishte të bënte me tenderimin e Agjencisë së Bregdetit. E vetmja kullë që ishte në Dhërmi ishte një kullë e cila ishte ndërtuar nga një subjekt privat.
Auron Taren kreun e Agjencisë së Bregdetit, i kontaktuar nga emisioni tha se publikimi i tenderit 41 milionë lekë për një kullë që nuk u bë kurrë, është lapsus, pasi projekti ka kushtuar më pak. Ndërsa sipas tij, investimi në kulla pa njerëz, është thjesht shumë parash e hedhur dëm.
"Në fakt tenderimi që është që bërë në Maj dhe në Qershor dhe është një tenderim i mbartur nga viti i kaluar për vendosjen e 13 kullave të cilat janë dhe në dokumentacion me një vlerë prej 5 milion lekësh të vjetra, nga subjekti që u fitua. Këto kulla janë vendosur në Vlorë, Lungomare, Orikum dhe plazhin e vjetër sipas kërkesës së bërë nga Bashkia e Vlorës, për arsye të fluksit të vizitorëve. Këto kulla, 13 copë brenda këtij tenderimi janë vendosur në plazhin e Vlorës"
Gazetari: Pra është një lapsur me të dhënat që janë Agjencia e Prokurimit Publik, adresa është Dhërmi dhe kullat janë bërë në Vlorë ?
"Unë do të thoja se një kullë pa vrojtues nuk ka asnjë rol. Kullat nuk kanë vrojtues, por nuk do të thotë së nuk do të kenë"-deklaroi Tare. U shpenzuan para publike pér sigurinë në plazhe dhe këtu S'kam asgjë që nuk shkon. Ajo që nxjerr zbuluar autoritetet është se u ngritën 13 kulla, por asnjëra nuk funksionoi me roje bregdetare. Bilanci para të marra nga anonimë dhe 28 viktima nga mbytja ne plazhe.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.