Shqipëria e fundit për pastërtinë e plazheve. Pse nuk flet askush për këtë situatë?

Postuar në 04 Shtator, 2017 15:42

Sot, thuajse të gjitha mediat përcollën një raport të Agjencisë Europiane të Mjedisit që e rendit Shqipërinë në vend të fundit në Europë për pastërtinë e plazheve. 

“Në raport janë marrë në analizë 28 vende anëtare të BE, si dhe Shqipëria dhe Zvicra, nga të cilat vetëm 35 % e tyre ofrojnë cilësinë e ujërave si të shkëlqyer, 20 % me cilësi të mirë dhe 5 % kanë cilësi të mjaftueshme.

https://www.vizionplus.tv/te-fundit-ne-europe-per-plazhet-probleme-me-pa...
  
Në Shqipëri janë monitoruar 92 plazhe, prej të cilave 56% kanë cilësi të mjaftueshme, ndërsa 18 % janë në gjendje jo të kënaqshme. Po të marrim në konsideratë edhe ndotjen e ujërave që ndodhi gjatë këtij sezoni veror, kryesisht në bregdetin e jugut, atëherë, edhe për vitin 2018, Shqipëria rrezikon te mbetet ne vendet e fundit në listë, në raport me vendet e tjera”. Ky është raportimi i Vizion Plus sipas të cilit në vitin 2015-2016 Shqipëria ka përmirësuar gjendjen e 16 plazheve. 

Kjo situatë është injoruar nga përfaqësues të qeverisë, me të cilët kuptohet vetëm kryministri, pasi për ministër Turizmi vështirë se flitet. Ky raport është një e dhënë që ndikon në imazhin e turizmit, por edhe në ardhjen e turistëve që këtë vit duhet thënë se nuk njohu rritje. Ose pati rritje minimale. E ndërkohë që kryeministri me mediat e veta kanë dashur të çudisin shqiptarët me çuditjen e të huajve nëpër shkrime të mediave të huaja, ky raport fton për reagim përmes veprimeve. Situata me ndotjen është reale, ajo u bë fare evidente këtë verë, ndërkohë që ushtria u lëshua në pastrim territori sezonal. 

Kjo situatë bëhet edhe më rënduese kur mendon se Shqipëria bën pjesë në të njëjtjen vijë bregdetare joniane me Greqinë dhe adriatike me Malin e Zi, por nuk ka të krahasuar në cilësinë e shërbimeve, rregullin urbanisitik dhe pastërtinë. Reklamat janë një gjë e mirë dhe duhen bërë, edhe pse pak gjë ka mbetur t’u thuhet shqiptarëve për Shqipërinë, por edhe ndaj këtij raporti dikush duhet të flasë. Pa patur frikë se bëhet pis si puna e plazheve, pasi kjo duket e pamundur në këtë klasë politike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.