Rikthehen arrestimet për energjinë, OSHEE zbarkon në Tropojë e Kukës

Postuar në 22 Korrik, 2017 11:24

Me mbylljen e zgjedhjeve të 25 qershorit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rinisur një operacion verifikimi në terren të abontentëve debitorë dhe lidhjeve të paligjshme të energjisë. Kukësi dhe Tropja në 85% të familjeve janë pa energji pasi sipas OSHEE rezultuan debitorë.  

“Njesia operacionale Task Force e OSHEE Kukës dhe Tropojë, gjatë dy ditëve të fundit kane ushtruar 500 kontrolle, nga ku rezuktoi se 85% e abonentevë ishin debitorë, duke kryer kështu prerjen e energjise elektrike”-deklaron OSHEE në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Aksioni është shoqëruar edhe me arrestime dhe shoqërime në polici. “Sakaq, janë shoqëruar ne polici dhjetëra abonente, të cilet vidhnin energjine me grepa, kishin nderhyrë në matës, nuk kishin kontrata, etj”-thuhet në njoftim.

Aksioni i OSHEE është i ngjashëm me atë të 3 viteve më parë kur pati arrestime në masë për disiplinimin e pagesave të energjisë. Për aksionin u ngritën dyshime pasi në burg përfunduan konsumatorë familjarë dhe jo pronarë biznesesh apo kopmanish që ishin abuzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike. Shumë institucione buxhetore vijojnë të jenë debitore ndaj OSHEE, e megjithatë ato nuk penalizohen. Pak ditë më parë në një takim në Berat, një qytetare deklaroi në prani të kryeministrit se për zgjedhje i kishte lidhur energjinë deputetja Ermonela Felaj, por pas fushatës asaj i ishte ndëprerë energjia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.