Rama pezullon prokurimet publike, ministrat formalisht në qeveri

Postuar në 06 Korrik, 2017 12:38

Absurdi me ministrat teknikë që vazhdojnë të mbajnë postet në qeveri edhe pas zgjedhjeve të 25 Qershorit ka shkuar edhe më tej me aktin e firmosur nga kryeministri që pezullon pa afat prokurimet publike që janë në dispozicion të ministrive dhe agjencive shtetërore.
Nga ky rregull përjashtohen nga ky rregull kontratat e nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe prokurimet për blerjet me vlerë të vogël. Ndërsa prokurimet për nevoja urgjente do të lejohen vetëm me miratimin e Kryeministrit.

Ministrat e PD dhe LSI tendera miliona euro

Pak ditë më parë Shqiptarja.com denoncoi rastin e shpalljes brenda një dite të 13 tenderave me vlerë 257 milionë lekë të reja nga ministri i Brendshëm Dritan Demiraj. Dritan Demiraj, katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare, pra në datën 29 qershor, ka shpallur 13 tendera. Tenderat, të gjithë të datës 29 Qershor, u shpallën kryesisht për blerje të kompjuterave, laptopëve, tableta, skanera, projektor, fotokopje, softëare, hard disk etj., për Ministrinë e Brendshme, por edhe për organe të ndryshme shtetërore, si për Agjencinë e Zhvillimi të Territorit, doganat, Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor etj.

Ndërsa drejtori i LSI-së në ministrinë e Transporteve në prag largimi miratoi tender 1 milion euro për 185 mijë targa automjetesh. Në krye të kësaj drejtorie është Ylli Spahiu i emëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe është vëllai i deputetit Përparim Spahiu i po kësaj partie.
Tenderi 1 milionë euro te Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë, është bërë pak ditë nga largimi nga detyra të drejtorit Ylli Spahiu, i cili është përfaqësues i LSI.
Aktualisht kabineti qeveritar përbëhet nga 9 ministra nga Partia Socialiste, 7 nga PD dhe 4 nga LSI, pasi  ministrat teknikë të PD dhe LSI ende nuk janë tërhequr nga qeveria, pavarësisht se humbën zgjedhjet.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.