Kundërthëniet e spektaklit qeveritar

Postuar në 05 Qershor, 2017 21:51

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një spot për fushatën elektorale në “Facebook” ku shfaqet si polic dhe ndalon një shofer që kalon me semafor të kuq. Me anë të këtij spoti elektoral kryeministri kërkon të tregojë se është i vendosur të bëjë shtet dhe në këtë kontekst thotë se gjobat nuk falen, pasi do ndërtohen shkolla dhe kopshte. Ky lloj spektakli ka sukses, por falja e gjobave është politike dhe mjaftojnë amnistitë që ka bërë qeveria për të vërtetuar kundërthëniet e qeverisë. Me dy nisma qeveria ka dëshmuar se jo vetëm fal gjoba, por milionë dollarë detyrime që kanë si afat fundor qershorin. 

Amnistitë 

Kështu në 7 shkurt të këtij viti rreth 453 mijë familje u bënë pjesë e skemës nga e cila mund të përfitojnë falje të kamatëvonesave në rast se paguajnë pa ndërprerje 6 muaj radhazi detyrimet për energji, sipas kontratës së firmosur me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë. Abonentët që s’e kanë lidhur ende kontratën me OSHEE-në, duhet ta nënshkruajnë atë sa më parë, pasi afati për të përfituar është deri në qershor të këtij viti.
Pjesë e skemës për fshirjen e kamatëvonesave mund të bëhen edhe abonentët që deri tani nuk kanë qenë të rregullt me pagesat e energjisë elektrike, ose ato kategori që nuk kanë lidhur ende një marrëveshje me OSHEE-në. “Ky proces ka nisur nga data 19.12.2016 deri në qershor 2017.http://www.javanews.al/amnistia-e-energjise-skema-si-te-perfitojne-126-m...

Qeveria miratoi në 23 shkurt draftin e fshirjes së detyrimeve dhe faljen e gjobave. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, informoi se nga ligji i fshirjes së detyrimeve do të përfitojnë pronarët e makinave dhe biznesi që ka detyrime të papaguara në Dogana e Tatime.
Ministri Ahmetaj tha se pa kusht fshihen detyrimet para 2011-s, ndërsa deri në 2014-n do të falen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, në rast se paguhet detyrimi. Ministri i Financave tha se në total fshihen 90 miliardë lekë detyrime.
“Fshihen detyrimet fiskale përfshirë principalin, kamatëvonesën dhe gjobën, për periudhat përpara dhjetorit 2010, për të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë, që kanë detyrime të papaguara sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj. Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 2011 deri në 2014, me kushtin që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të paguhet e plotë taksa”, tha Ahmetaj. Ministri i Financave tha se e njëjta procedurë është edhe për pronarët e makinave. Në total, nga falja e taksave për makinat llogaritet të përfitojnë 140 mijë pronarë mjetesh.
http://www.panorama.com.al/makinat-dhe-bizneset-si-falen-detyrimet-fiskale/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.