Ministrja teknike e Financave ndërpret lejet e administratës (Urdhëri)

Postuar në 30 Maj, 2017 17:45

Pa shpjeguar arsyet, Ministrja teknike e Financave Helga Vukaj, e emëruar në këtë pozicion nga Partia Demoktratike ka nxjerrë një urdhër për dikasterin që drejton dhe institucionet në varësi si tatimet e doganat, në bazë të së cilit anullon të gjithë lejet vjetore të planifikuara nga data 25 maj deri në 30 qershor dhe po ashtu vendos datën 1 korrik si ditë nga ku nëpunësit mund të përfitojnë lejen vjetore.
Urdhi i minitres që ka dalë të marten thotë se nëpunësit, funksionarët dhe punonjësit e ministrisë si dhe të instuticioneve të varësisë që përfitojnë pushime vjetore të paguara, për sigurimin e vijueshmërisë së punës, u ndërpritet leja vjetore për periudhën 25 maj 2017 deri me 30  qershor 2017, që përkon me periudhën e fushatës zgjedhore. Për më tepër në shkresë thuhet se  moszbatimi i këtij urdhri sjell përgjegjësi disiplinore. 

Por a është ligjor ky urdhër i Ministres?

Juristët e argumentojnë këtë: Na zbatim të përcaktimeve të Kushtetutës, si dhe në të njëjtën linjë të përcaktimeve të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore përcaktohet që: Ministria drejtohet nga ministri që drejton politikën shtetërore për fushën që mbulon ministria.

Sektretati i Përgjithshëm i ministrisë ka në përgjegjësi të tij ndërmjet të tjerave të sigurojë administrimin efektiv dhe eficent të burimeve financiare, materiale dhe njerëzore të sistemit ministror, në përputheje me legjislacionin në fuqi.

Bazuar në këto parashikime, rezulton se ministri është përgjgjegjës për drejtimin e politikës shteterore që ai drejton dhe nuk ka kompetencë për të vepruar në lidhje me administrimin e burimeve njerëzore, ku në rastin konktret përfshihet edhe çështja e disponimit të pushimeve vjetore.

Referuar po këtij ligji të drejtën për të përcaktuar kohën e kryrjes së pushimit vjetor e ka “eprori direkt”, dhe në rastin konkret Ministrti i Financave nuk është eprori direkt si për punonjësit e administratës në institucion, në tatime dhe dogana. Titullari dirket për këto punonjës është Sektretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Urdhër shkarkimi për punonjësin e Tatimeve 

Por ky nuk është i vetmi urdhër, i Ministres Teknike të Financave, që ka shkaktuar  përplasje dhe kundërshti.  Një ditë më parë Ministrja Helga Vukaj njoftoi disa media se ka urdhëruar shkarkimin e një punonjësi të administratës tatimore.

Sipas njoftimit, Kliton Bistri u shkarkua për pjesëmarrje në një tubim elektoral të Partisë Socialiste. Por nga ana tjetër punonjësi i tatimeve vijon të kryejë funksionet e tij në administratën tatimore.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur se urdhëri i shkarkimit është i paligjshëm, pasi sipas ligjit punonjësit e administratës tatimore mund të shkarkohen vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. / TemA 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.