Ministri i Brendshëm pengon hetimet e Prokurorisë (Video)

Postuar në 30 Maj, 2017 18:07

Ministrii i Brendshëm, Dritan Demiraj  urdhëron efektivët e policisë të mos zbatojnë urdhërin e prokurorisë për sekuestrimin e prozhektorëve në funksion tw hetimit për helmimin e protestuesve në hapjen e rushatws elektorale të PD-së, pasi sipas tij pengohej aktiviteti partiak i një force politike një ditë më pas. 
Siç dëgjohet në këto filmime amatore, ministri urdhëron efektivët e policisë të kthejnë mbrapsht pajisjet e sekuestruara si provë me urdhër të prokurorisë. Oficerët e policisë gjyqësore nën presionin e ministrit teknik Demiraj zbatuan urdhërin e tij dhe jo vendimin e prokurorisë. 

 

Ministri Demiraj: Janë për fushatë nesër.

Oficeri: Po dakord që janë për fushatë, por.

Ministri Demiraj: Ktheji të gjitha mbrapa. Merrni vetëm 1 dhe vazhdo procedurën konform ligjit. Dakord? Jo të 12-ta.

Oficeri: 11 kam unë këtu, aq sa kanë qenë në miting.

Ministri Demiraj: Po pra, por s’mund t’i marrësh të 11-ta se nesër ka miting subjekti politik. Ne nuk jemi këtu për të penguar subjektet politike.

Oficeri: Jo mo shef, se as e vë në diskutim fare unë këtë…

Ministri Demiraj: Të marrësh vetëm 1. Të tjerat… merre, 1 dhe bëje hetimin.

Kush i ka ngarkuar ata? Ktheji mbrapsht! Ku është ai i zoti i kësaj? Ke nesër aktivitet politik?

Përfaqësuesi i kompanisë: Po

Ministri Demiraj: Ku e ke?

Përfaqësuesi i kompanisë: Po s’e di, se na u ndërpre e gjithë procedura nga kjo punë. 

Ministri Demiraj: Kjo s’ka sens mo… O çuna, kjo s’ka sens. Si merren 12 drita të objektit, të firmës që ka aktivitetin për subjektin politik. Me ç’a do e bëjë aktivitetin nesër ky.

Sipas Ministrit, Prokurorisë nuk i duhet të hetojë mbi të 12 prozhentorët, por i mjafton vetëm një.

Ministri Demiraj: Atë nuk është se… duhen të 12 –ta për të bërë hetim. Hetimi bëhet mbi 1 dhe dilet në konkluzion. Ajo nuk është armë që ka qëlluar dhe duhen 12 armë.

Oficeri i policisë gjyqësore tenton t’i shpjegojë se kështu ka vendosur prokurori që kryeson hetimet. Por Demiraj i kërkon të mos e zbatojë vendimin e prokurorit dhe e urdhëron t’i kthejë prozhektorët e sekuestruar.

Oficeri: O shef, ne kështu na kanë thënë…

Ministri Demiraj: Kthejini shpejt, shpejt. Urgjent! Kthejini mbrapa, vetëm 1 do merrni.

Sipas Prokurorisë, helmimi mund të jetë shkaktuar nga dritat e prozhektorëve. Por nuk dihet se nga cili prej tyre, pasi vetëm një pjesë e pjesëmarrësve u infektuan. Për të zbuluar se cili nga prozhektorët mund ta ketë shkaktuar ketë efekt dhe nëse kanë qenë prozhektorët shkaktarë, prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e tyre si provë për ekzaminim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.