Zhvillime nga e majta për hir të 71-it, PS mbledh edhe çikërrimat

Postuar në 24 Maj, 2017 11:28

Tani që gara e 25 qershorit do të jetë pa koalicione, Partia Socialiste është obsesionuar pas shifrës 71, aq mandate sa i duhen për të qeverisur e vetme. Kjo është kryefjala e takimeve elektorale të deputetëve, ministrave apo kryetarit të Partisë Socialiste që kanë shfaqur ambicjen të qeverisin të vetëm.

Objektiv shumë optimist po të mendosh se në 2013 pas 8 vitesh opozitë Partia në fjalë mori vetëm 56 mandate. Pas 4 vitesh në pushtet PS kërkon të rikuperojë mandatet që nuk mori dot në 2013, por tani e nisur nga premisat e 4 vieteve qeverisje që gjithsesi ka shtuar të pakënaqurit. PS e di dhe vetë që nuk ka asnjë garanci për 71-in dhe ka filluar të mbledhë edhe çikërrimat e të ashtuquajturave parti të vogla. 3 aleatë të  vegjël të PS vendosën që të tërhiqen duke kërkuar nga mbështetësit e tyre që të votojnë Partinë Socialiste.
PSV 91, Partia Socialiste e Moderuar (PSM) si dhe Uniteti Kombëtar edhe pse janë regjistruar në KQZ si forca garuese në zgjedhjet parlamentare, kanë vendosur të dalin nga gara. Kryetari i PSV91, Petro Koçi deklaroi se mbështetësit e tij të votojnë për PS.
“Çdo votë e hedhur për partitë e vogla dëmton Partinë Socialiste. Disa subjekte janë regjistruar, që do të thotë se cdo votë e hedhur për ato dëmton PS”, tha ai. Koçi i bëri thirrje edhe Gjinushit dhe Milos që të tërhiqen nga gara dhe që vota të shkojë për PS.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.