22- vjeçari i radikalizuar Salman Abedi, autor i masakrës së Mançesterit

Postuar në 24 Maj, 2017 10:24

Autoritetet britanike bënë publike foton e autorit të masakrës së Mançesterit. Ai është 22 vjeçari libian, Salman Ramadan Abedi. Abedi ishte i dyti në serinë e katër fëmijëve të çiftit nga Libia. Fillimisht familja e tij  emigroi në Londër para rreth 10 vitesh dhe më pas u shpërngul në Mançester. Dy prej katër fëmijëve në profilet e tyre në Facebook kanë shënuar si qytetin e tyre të lindjes Tripolin në Libi.
Mediat britanike raportojnë se familja e 22 vjeçarit ishte larguar para Krishtlindjeve drejt Libisë, duke lënë pas 22 vjeçarin dhe vëllait e tij më të madh, Ismailin . "Kamikazi" i Manchesterit ka lindur në vitin 1995 dhe emri i tij i plotë është Salman Ramadan Abedi. Ai mësohet se ka qenë nën vëzhgim nga autoritetet britanike si kontigjent kriminal për vjedhje. Më pas iu përkushtua islamit dhe u radikalizua.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.