Berisha improvizon: Mosdënimi i komunizmit në Shqipëri, fajtore e Majta europiane dhe Soros

Postuar në 09 Prill, 2017 20:58

Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë ka marrë pjesë sot në Samitin e Lirisë në Tiranë ku ka folur për komunizmin në Shqipëri. Për të cilin mund të thuhet shumë, e mes të cilave është edhe dështimi i të djathtës së parë që prodhoi pluralizmi për të pastruar sa më shumë pasojat e tij. Berisha ka larë duart duke deklaruar se dy ishin faktorët që pamundësuan mosdënimin e krimeve të komunizmit:  E majta europiane dhe Soros.  

Faktori i parë dhe kryesor që komunizmi nuk u dënua është E majta europiane. Socialistët në Europë gjetën me qindra arsye per të bllokuar një proces që ishte vital per shoqërinë. Disa përpjekje rudimentare u bënë nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, per denimin e komunizmit por rezolutat nuk kishin fuqi detyruese. Keshtu qe e vërteta është se asnjëherë komunizmi nuk u dënua.

Faktori i dytë madhor, dhe e di që shumë prej jush do surprizoheni është faktori Xhorxh Soros. Po. Po ju them se Xhorxh Soros u bë një faktor thelbësor në ndihmën që u dha mbetjeve të komunizmit në vendet ish komuniste. Pse e them këtë? Fatmirësisht, Fatmiri (Mediu) e di dhe e mban mënd se që nga viti ‘93 jam përplasur shumë herë me të, dhe përplasjet e mia me të s’kanë të bëjnë me fitoren e Trump. Jo. Soros që në fillim ndihmoi partinë e opozitës. Ok, asnjë kundërshtim me këtë. Por ajo që ishte tmerrësisht e dëmshme, Soros ndërtoi një shoqëri civile totalisht të varur nga ish -partia komuniste, duke deformuar kështu esencën, thelbin kryesor të shoqërisë civile. Nëse merrni listën e shoqërisë civile në këtë vend, ju siguroj se 99% e tyre janë leva të ish partisë komuniste. Pra, në këtë drejtim ai dëmtoi shumë...”, tha Berisha.

Ka njeri që beson se kjo është e vërteta? Se mos-hapja e dosjeve, se përdorimi i ish-agjentëve të Sigurimit, flirtimi me njerëz të regjimit dhe banalizimi i antikomunizmit në zhgarravitje lapidarësh, nuk ishin një mënyrë për të diskredituar një proces kaq jetik? Natyrisht mundet të pranohet mosditja për të orientuar dekomunistizimin, por është e dyshimitë nëse ka patur një vullnet të tillë. Sidomos kur sheh se PS-ja dhe PD-ja ja kanë kaluar aq mirë në një pikë që përbën plagën sociale kryesore të ekonomisë në Shqipëri: të famshmin ligj 7501.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O Sale, po or burre i dheut po e dhjet fare tashti. Megjithese ato qe thua ti edhe mund te jene pjese e te vertetes, faktori kryesor qe mbetjet e komunizmit ne Shqiperi bejne edhe sot ligjin, je ti or zoteri. Ti kishe mbeshtetjen e shumices se popullsise ne fillim te viteve 90te dhe edhe fuqi e pushtet qe te beje nje purifikim te shoqerise shqiptare si ne asnje vend tjeter te lindjes. Me kalimin e kohes po behet gjithnje e me e qarte qe ti kishe nje rol te percaktuar qarte per ecurine e metejshme politike te Shqiperise. Se nga kush, kete vetem ti e di, por edhe nuk eshte shume zorr te merret me mend. Ajo qe eshte me e turpshme eshte qe ende ne Shqiperi nuk ka nje parti te djathte me programe te qarta. "Lufta" e batutave me Edvin Piktorin nuk te shpie gjekund, e shumta ju qe te dy kenaqni tifozet tuaj personale dhe halabakerine qe kujton se politike behet vetem duke share e vjell vrer.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po perse ti mendon qe duhet te besh pjese patjeter ne ndonje prej gjirizeve qe ofrohen?

Submitted by bardhi (not verified) on

Ik sale e mos u dil me perpara shqiptareve.Te gjitha te zezat e ketij vendi kane vetem emrin tend.Leri rehat e mos u dil me perpara shqiptare,se ndryshe nje dite do te zgjohen dhe do marrin hak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.