Qeveria teknike, TVSh: Largimi i Ramës, Kushtetuta sugjeron mocionet

Postuar në 06 Prill, 2017 17:00

Ideja e qeverisë teknike është tanimë në qendër të debatit, aq sa edhe Telvizioni Publik Shqiptar i ka kushtuar sot një trajtim të vetin. Në faqen e këtij institucioni publikohet një lajm sipas të cilit variantet kushtetuese për largimin e kryeministrit janë vetëm dy: 

Skenari i parë është në dorë të kryeministrit Rama.
Sipas nenit 104 të dokumentit themelor të shtetit Rama mund të kërkojë mocion besimi për veten në parlament dhe duhet të sigurojë të paktën 71 vota për të qëndruar në detyrë deri në përfundim të mandatit të tij, pra deri në 18 qershor. Në rast se kryeministri merr më pak se gjysma e votave të gjithë
anëtarëve të Parlamentit, pra më pak se 71 atëhere Rama duhet ti kërkoje Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit.
Skenari i dytë është ai i paraqitjes së mocionit të mosbesimit.
Sipas nenit Neni 105, 28 deputete kanë të drejtë të paraqesin për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri. Por këta 28 deputetë duhet të sigurojnë 71 vota per te zgjedhur një kryeministër të ri.
Të dy skenarët i bashkon nevoja e palëve për të siguruar më shumë se gjysmën e deputetëve si mbështetje në kuvend
”, nënvizon RTSh. Politikisht variantet e mësipërme lënë të kuptphet se nuk do të ketë dorëheqje të Ramës, por ata që kërkojnë ndryshim mund të provojnë Kushtetutën. 

https://rtsh.al/lajme/cilet-jane-skenaret-e-kushtetutes-per-qeverine/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.