Kumbaro shkarkon drejtorin e Muzeut Kombëtar pas akuzave ndaj Bollinos dhe Veliajt

Postuar në 07 Shkurt, 2017 19:05

Drejtori i Muzeut Kombëtar, Melsi Labi është shkarkuar nga detyra. Vendimi i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, vjen pas reagimit publik të Labit për buxhetin e ulët akorduar Muzeut. Ai akuzoi hapur për favorizim të sipërmarrjes private, konkretisht Carlo Bollino me Bunk'art-et e hapura së fundmi. Duket se cenimi i bërë nga Labi ka vënë në lëvizje shkarkimin që formalisht është marrë nga Kumbaro. Mediat raportojnë se shkarkimin Labit ia ka komunikuar vetë ministrja që është shprehur se akuzat e tij nuk qëndrojnë. 

Më poshtë deklarimet e Labit: 

"Buxheti për 2017 nuk ka dale ende, por pritet të jetë 13 ose 14 milion lekë të reja. Ndërkohë nevojat e menjëhershme të Muzeut, për 70 milion lekë të reja minimale. Na kanë futur në një betejë për mbijetesë. Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeveumeve  si Bunkarti etj., ku privati merr lekët dhe i i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e Ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapaguesve. Po ashtu, punimet e bashkisë për sheshin Skënderbej kanë izoluar muzeun. Vizitorët sorollaten në qendër të Tiranës për të gjetur hyrjen për në muze dhe kjo është bërë shkak për një situatë kaotike. “Ne jemi të varur nga punët e Bashkisë, është absurde ta thuash një gjë të tillë. Unë nuk e imagjinoj dot se si një autoritet kombëtar, të varet nga ecuria e punëve të Bashkisë.Punimet në shesh kanë ndikuar në mënyrë drastike edhe në pjesën e frekuentimit, ikin ditët pothuajse pa asnjë vizitor në Muze. Një turist nuk di ta gjejë hyrjen, pasi ne jemi të rrethuar nga punimet bashkiake. Edhe vendasit, vijnë ane përqark derisa e gjejnë hyrjen. Është një situatë kaotike dhe nëse vazhdohet kështu, 2017 do të jetë viti me më pak vizitorë e rrjedhimisht me më pak të ardhura. Kjo jo për fajin e Muzeut apo shërbimeve që ofron”.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.