Hetimi: Lidhje e drejtuesve të policisë me trafikantët e kanabisit

Postuar në 04 Shkurt, 2017 13:37

Organi i akuzës ka shpërndarë sot të dhëna rreth çështjes së shefit të Rendit në policinë e Vlorës, Haki Hasanbegaj, i cili siç raportohet ka qenë në lidhje bashkëpunimi me shtetasin Elton Çiça. Ky i fundit u vra para disa kohësh në Tiranë, në një ngjarje në hetimin e së cilës u përfshinë shumë persona drejtues të Policisë së Shtetit, deri sa u përfol edhe heqja e armës. Po kështu Çiça u cilësua nga opozita si person i afërt me ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, brenda kontekstit të një kupole drejtuese në polici që shihet si e lidhur me veprimtari të paligjshme. 
Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bazë të një hetimi, dy ditë më parë ka lëshuar urdhër-arrest për disa persona, përfshirë edhe punonjës policie, si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal, të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Bëhet e ditur se prokuroria ka zhvilluar hetimin për këta persona, të cilëve, pak muaj më parë iu sekuestrua një sasi shumë e madhe lënde narkotike kanabis sativa, e papërcaktuar ende deri më tani, e mbjellë në fshtara të ndryshëm të Vlorës, kryesisht në Vezhdanisht dhe Treblovë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar edhe rreth 2 tonë kanabis në Tepelenë. Gjithashtu nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda janë evidentuar si persona përgjegjës dhe pjesëmarrës në këtë grup kriminal, shtetasit: 1.Haki Hasanbegaj, me detyrë Shef i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Vlorë; 2.Gani Abazi, me detyrë Shef i Specialistëve të Zonave në Komisariatin e Policisë, Tepelenë; 3.Musa 
Bedinaj, kultivues, organizator.
..”, raportohet operacioni i Prokurorisë. 

Sipas këtij informacioni që zbardhet nga prokuroria e krimeve të rënda, “nga hetimi rezulton se Hasanbegaj ka qenë lidhje e ngushtë e shtetasit Elton Çiça, i cili u vra pak javë pas largimit të Hasanbegajt nga Tepelena, në një atentat në zonën e ish-“Bllokut” në Tiranë. Çiça dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti të gjerë kultivimi dhe trafikimi të lëndëve narkotike në zonën e Tepelenës. Çiça rezulton se ka pasur informacion për lëvizjet e drejtuesve në Komisariatin e Policisë Tepelenë”. 

Çka do të thotë se akuza e zakonshme e një pjese të politikës për implikimin e policisë në kultivimin dhe trafikun e hashashit ka një rast konkret hetimor. 

http://shekulli.com.al/m/post.php?id=575769&prokuroria-per-arrestimin-e-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.