Kur Dritëroi takoi S. Protopapën…

Postuar në 03 Shkurt, 2017 18:52
Eduard Zaloshnja*

Në një mbrëmje të fillimvitit 1992, në derën e apartamentit të Dritëro Agollit (te pallati përballë MAPO-s në rrugën e Dibrës), trokiti një burrë i thinjur. Kur Dritëroi hapi derën, burri i thinjur e pyeti: “A e di kush jam unë?”. Dritëroi ngriti supet. Dhe me të drejtë. Burri i thinjur kishte ikur nga Shqipëria qysh në vitin e largët 1944, kur Dritëroi kishte qenë vetëm 13 vjeç.

“Jam Sali Protopapa,” - i tha burri i thinjur.

Pas disa të dhjetash të sekondës hutimi, Dritëroi e ftoi Protopapën në shtëpi.

Kur Dritëroi i ofroi raki e mish, Protopapa i tha se, ndryshe nga ç’ishte portretizuar në romanin “Komisari Memo” dhe në filmin “I teti në bronz”, ai nuk e kishte vënë kurrë rakinë në gojë dhe nuk preferonte mishin, por peshkun.

Në atë takim, Dritëroi mësoi se Protopapa kishte qenë student në Itali deri në vitin 1942, dhe ishte kthyer në Shqipëri, për të luftuar fashizmin (me shokë si K. Tutulani, M. Tutulani, R. Alia, etj.). Gjithashtu ai mësoi se çeta balliste e Protopapës kishte bashkëpunuar me misionin anglez, për të luftuar kundër pushtuesve nazi-fashistë deri në fund të vitit 1944. Gjithashtu, ai mësoi se Protopapa u bë një bashkëpuntorët e shpikjes së bombës me hidrogjen në Los Alamos, pasi emigroi në SHBA.

Në fund të takimit, Protopapa i tha Dritëroit se romani i tij  (dhe filmi i ndërtuar mbi atë roman) i kishte shkaktuar shumë vuajtje gjatë regjimit komunist të gjithë atyre që e kishin mbiemrin Protopapa. Dhe Dritëroi iu përgjigj se nuk e kishte ditur që Protopapat ishin një fis i zgjeruar - i vetmi njeri me këtë mbiemër që kishte njohur ishte Xume Protopapa, i cili kishte patur ‘biografi të mirë’ para 90-ës…

*Siç ma ka treguar im ungj, i ndjeri S. Protopapa  

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Megjithate Sali Protopapa nuk ka dale langaraq ne film! Kjo ngaqe ka patur emer qysh ne kohe te luftes. Por vetkuptohet, personazh pozitiv nuk mund ta bente Driteroi! Ndryshe shkonte tek shpia pa qira!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Mund te mos e bente fare personazh, apo jo?

Submitted by Mashtrimi vazhdon... (not verified) on

Kjo shtepia me qira sikur duhet respektuar me shume, se paku tani ne pluralizem.

Mire qe asokohe Driteroi apo ismaili apo disidentet e tjere e mendonin, e kishin frike dhe i shpetuan vajtjes atje, por se paku pse kane hedhur firma qe te tjeret te niseshin per atje?!
Mire qe nuk ishin trima, apo qe mendonin se primare ishte "shpetimi i Letersise se madhe te tyre", po sot, se paku sot, pse nuk nderojne ata qe shkuan ne keto shtepi pa qira, dmth ne burgjet e asaj kohe?!

Pra, edhe mbyllen gojen, ne rastin me te mire, pra edhe u rreshtaun me Dhunen Zyrtare, edhe sot shpallen e mbahen Ndere Kombi, kurse Protopapet edhe e vuajten dhunen e asaj kohe, edhe sot e kesaj dite nuk respektohen realisht...

Nderi eshte nder. Kur e ke humbur, se paku ul koken dhe shiko jeten tende s'ke pune me kombin dhe me nderin e tij...

Submitted by ShkoDrani (not verified) on

Sejfi Protopapa ka qene nje burre i nderuar mes shqiptareve ne Amerike. Kam pas rastin me bisedu disa here me te ndjerin. Jane te rralle njerezit si ai. Patriot e njeri i vecante.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.