Lapidari i Nentorit mban vulën e Edi Ramës: Pa këta dy burra reformat do ishin të pamundura

Postuar në 29 Nëntor, 2016 12:54

Në një aktivitet me të moshuar që për të majtën simbolizojnë sakrificat e luftës, kryeministri përveç shisheve me pije të gazuara u tha pensionistëve se pa Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin reformat e mëdha do ishin të pamundura. Dukshëm në disavantazh nga vizita në Berlin Rama nuk i kurseu elozhet për dy aleatët e tij, pa të cilët mesa duket nuk bën dot.

“Përgëzimet e përzemërta i ndaj më të gjithë ju, me bashkëkryetarin në qeverisje Ilir Metën në radhë të parë, pa të cilin reformat e thella e të vështira do të kishin qenë të pamundura, por edhe me partnerin tjetër roli i të cilit ka qenë kyç, me anëtarët e qeverisë që në tre vjet kanë punuar si skuadër kompakte dhe me grupet e që e kanë mbështetur dhe përmirësuar cdo projekt të rëndësishëm të qeverisë sonë. Sigurisht edhe me qytetarët që janë burim i çmuar i qeverisjes sonë”- tha Rama.

Nga ana tjetër kryeministri ia atribuoi dështimin për të marrë një datë për hapjen e negociatave opozitës, që sipas tij po shpif në Bruksel.

“Nuk ka lënë shpifje lart e poshtë për të bindur Brukselin e kë të mundet se vendi është Kolumbi që qeveria është kartel droge, që shumica parlamentare është strofull kriminelësh, e mbi të gjitha nuk i ndaj dot përgëzimet e Merkel me PD se tani është e qartë që jo Brukseli, Gjermania, Franca apo Holanda, e cilido vend tjetër, por thjesht opozita jonë i ka ngritur vendit mur që e pengon celjen e negociatave se ka bllokuar zbatimin e ligjit të Vettingu-t”-deklaroi kryeministri duke mos marrë edhe këtë rradhë asnjë përgjegjësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.