A do t’i thotë Berisha “Po” Uashingtonit?

Postuar në 12 Korrik, 2016 10:24
Eduard Zaloshnja

Deri para vizitës në Tiranë të ndihmës-sekretares së shtetit amerikan, Viktoria Njullënd, Berisha dhe ata që i mbanin ison në parti e në media përdornin një fabul standarde, për të kundërshtuar draftin e reformës në drejtësi. Në qendër të kësaj fabule ishte “ujku” Rama, i cili deshte të kullufiste drejtësinë, dhe që ia kishte mbushur mendjen “deles” amerikane Lu, që ta ndihmonte në këtë mision, duke e gënjyer se nuk është ujk.

Berisha dhe ata që i mbanin ison në parti e në media mundoheshin t’i mbushnin mendjen shqiptarëve se deklaratat e letrat publike të ambasadorit Lu, i cili fajin për mosmiratimin e reformës ia vinte vetëm opozitës, ishin inisiativa personale të një njeriu që Rama i kishte hedhur hi syve, në përpjekjet e tij të qarta për ta shtënë në dorë sistemin e drejtësisë. Ndërsa, sipas tyre, Ushingtoni zyrtar mendonte ndryshe, sepse ata komunikonin drejtpërdrejt me të.

Por vizita e ndihmës-sekretares Njullënd ua prishi këtë fabul Berishës dhe atyre që i mbanin ison në parti e në media. Viktoria Njullënd u paraqiti mëkëmbësve të Berishës një draft të ri të reformës, që siç deklaroi publikisht, ka mbështetjen e plotë të Uashingtonit. Dhe në këtë draft, ndërkohë që iu bënë disa lëshime proceduriale “sovranistit” Berisha, u shtua një komponent amerikan në misionin ndërkombëtar të vëzhgimit, i cili kishte qenë vetëm europian në draftin paraardhës. Në propozimin Njullënd, ky mision do të bashkëdrejtohet nga një gjerman e një amerikan.

Dhe siç raportonte gazeta Panorama, pikërisht rolin e këtij misioni kishin kundërshtuar mëkëmbësit e Berishës në takimin me ndihmës-sekretaren Njullënd. Ata kishin kërkuar që misioni nderkombetar të kishte vetëm rol konsultativ, e jo ekzekutiv, në përzgjedhjen e atyre që do të bëjnë spastrimin e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar shqiptarë. Por siç kanë raportuar disa media, ndihmës-sekretarja Njullënd u ka dhë afat deri të mërkurën PD-së e PS-së, që të përgjigjen vetëm me një “Po” ose “Jo” për draftin që u paraqiti.

PS-ja, përmes gojës së kryetarit të saj, e tha “Po-në” e vet publike që dje. Sipas tij, nuk ka rëndësi se kush i mbush shishet me ujë në Kuvend, perderisa filtri që filtron ujin është i sigurtë. Me fjalë të tjera, ai la të kuptohet se nuk e ka problem që opozita të ketë mundësinë e përzgjedhjes ndër kandidatët që do të bëjnë spastrimin e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar, për sa kohë që filtrimin paraprak të kandidatëve do ta bëjë misioni gjermano-amerikan.

Ndërsa Berisha dhe ata që i kanë mbajtur ison në parti e në media nuk janë përgjigjur ende. Në draftin e ri, vula amerikane, përveçse në byronë e hetimeve e në prokurorinë speciale, do të shtohet edhe te misioni ndërkombëtar i spastrimit te gjykatësve, të cilët, shpesh, janë emëruar me miratimin e Berishës.

E pra, a do t’i thotë “Po” Berisha draftit të Uashingtonit, i cili përmban këto 5 pika kyçe:

1-Prokuroria speciale antikorrupsion do të përzgjidhet e do të jetë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara;

2-Byroja e hetimit që do të përgatisë dosjet për këtë prokurori do të përzgjidhet dhe do të jetë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të FBI-së amerikane;

3-Këshilli i emërimeve në drejtësi nuk do të zgjidhet nga partitë, por do të zgjidhet çdo vit me short nga gjyqtarët e prokurorët;

4-Drejtuesit e lartë të gjykatave dhe të institucioneve kryesore të dretësisë, në qoftë se nuk marrin dot votat e cilësuara në Kuvend (pra, nqs nuk marrin konsensusin e partive të Kuvendit), zgjidhen drejtpërdrejt, bazuar në renditjen që ka bërë këshilli i emërimeve (i cili, nga ana e tij, nuk varet nga partitë);

5-Kandidatët e komisionit të verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe ata të komisionit të apelit për këtë qëllim, do të zgjidhen me votat e partive kryesore shqiptare, por vetëm pasi të jenë filtruar nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Këto komisione do të jenë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit, me ekspertë të Bashkimit Europian dhe SHBA-së.

Comments

Submitted by Cecua me bicak (not verified) on

Te dy kembet ne nje kepuce, t'i futi Njulendi o shoku Sali,
Kete qe te beri kjo grua, ne bote s'ta kish bere njeri,
Kot s'i thone zonje e hekurt, cope grua i thoje ti,
Te nxorri me kepuce te kuqe, kur vijen e kuqe doje te kaloje ti,
Rri tani edhe mendohu, se c'burg do te te prese,
A je vetem a me shoke, kete gjeje, me ata qe te kane "dhene bese",
Zenin e Lulin, shoke ne qeli,
I mjeri c'do te heqesh, o shoku Sali.
Me garden e vjeter, si tufe me lukuni,
Kengen e sprasme te Bales, permendsh do te mesosh ti.
Etj, etj, etj, .. . . . . .

Submitted by Cen durimadhi (not verified) on

O shoku Sali, neser eshte e merkure.
Ti me gjithe Lulushkuricen tende, keni afat deri neser, te merkure, per t' i kethyer pergjigje Amerikes, per t'i thene "Po" ose"Jo", reformes ne drejtesi.
Shtrengoni mire bythen, pyeteni mire ate, dhe jepni pergjigje, Amerikes, jo Ambasadorit dheZonjes pe hekuri Njuland.
Po ju a mbajti dhe ja u a kercet bytha, thoni"Jo".
Mos harro, pyeteni mire bythen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.