Ministrja e Kulturës me "Pallatin e ëndrrave 2": “Në Shqipëri, para ’90-ës, ëndrrat ishin të bllokuara”

Postuar në 09 Korrik, 2016 13:53

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka dhënë një intervistë për Alessia Bottone të “Baltic Revieë”. Ministrja ka folur për imazhin e Shqipërisë, përkatësinë europiane, që sipas saj ilustrohet edhe me pjesëmarrjen në Bienalen e Venecias, por edhe për kohën e Diktaturës, aty ku shqiptarët mund të duken ende disi grimcat ekzotike të mekanikës kuantike, të cilat “nuk dihet si sillen” dhe pse ekzistojnë. Ministres gazetarja i bën pyetjen: “Ministre, ju përfaqësoni sot vendin tuaj në Bienale, në një kontekst ndërkombëtar duke folur dhe promovuar Shqipërinë, diçka e cila ishte e pamundur gjatë viteve të regjimit të shkuar. E ëndërronit ta bënit këtë gjë gjatë asaj tiranie?”.

Pyetje që Kumbaro i ka dhënë këtë përgjigje: “Absolutisht jo. Ëndrrat ishin të bllokuara, sepse mendimet transformoheshin në fjalë, fjalët në shprehje dhe shprehjet ishin të rrezikshme. Diktatura zgjati aq shumë sa dukej si një histori pa fund: të imagjinoje një të ardhme ndryshe ishte e paimagjinueshme”.

Nuk ka të dytë një përgjigje e tillë, pasi të paktën fëmijët, femrat, apo edhe të burgosurit kanë ëndërruar diçka. Por ndoshta Kumbaro e ka përjetuar në mënyrë traumatike romanin “Pallati i ëndrrave” dhe nën frikën se po i vjedhin ëndrrën, ka vendosur t’ia ndalojë ato vetes. Kuptohet deri në 1991-n. 

 

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/07/09/diktatura-dukej-si-nje-hist...

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Lum si ne per keta ministra e per kete Qeveri, dmth lumi qe te na marre.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ajo qe me shqeteson mua eshte qe idjotesia jo vetem e kesaj ministre po e te gjithe qeverise qe shpalos potencialin debil nuk has fare ne rezistence. Ne rezistence morale dhe ligjore. Duhet te kete nje kufi qe kur kalohet te kete konsekuenca. nuk e di...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.