Spekullime në mediat izraelite se Netanyahu po hetohet për pastrim parash

Postuar në 08 Korrik, 2016 22:18

Benjamin Netanyahu ndodhet ndoshta në situatën më të vështirë të karrierës së tij politike qëkurse erdhi në detyrën e kryeministrit të Izraelit në vitin 2009. Lajmeve të para dy ditëve se mbi të ka nisur një hetim sekret nga policia rreth elementëve të rinj që lidhen me çështjen “Mimran”(http://www.respublica.al/2016/07/05/çështja-“mimran”-“haaretz”-paralajmëron-skandal-për-netanyahun-që-mund-të-dorëhiqet), i shtohet së fundmi akuza në media se Netayahu dyshohet për pastrim masiv parash. Gazeta “Haaretz” referon lajme të një kanali televizv lokal, “Channel 10”, sipas të cilit hetimi sekret ndaj kryeministrit ndërtohet mbi dyshime se shuma të mëdha parash janë transferuar për Netanyahun ose një familjari të tij ndonëse këto nuk kanë të bëjnë me fushatën elektorale apo me fondet politike. Mbetet e paqartë nëse ndaj kryeministrit do të ngrihen akuza penale pasi ndërkohë që zyrtarë të agjencive ligjzbatuese e kanë cilësuar hetimin si “sqarues”, për mediat ai në në të vërtetë një hetim i vërtetë penal, që deri më tani ka përjashtuar vetëm marrjen në pyetje. 

 

http://www.haaretz.com/israel-news/1.729729?utm_content=%24sections%2F1....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.