Në bashkinë Vlorë mbizotërojnë optimistët

Postuar në 30 Maj, 2016 17:57
Eduard Zaloshnja

Në kuadër të një projekti të përbashkët të dy fondacioneve gjermane, Konrad Adenauer Stiftung dhe Friedrich Ebert Stiftung (njëri i djathtë e tjetri i majtë), zhvillova para disa javësh një sondazh me 800 votues urbanë të Vlorës. Më poshtë janë të renditura rezultatet kryesore të sondazhit (maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: plus/minus 3.5%).

                Rreth 28% e popullsisë urbane të Vlorës mendojnë se drejtimi ku ka punuar më mirë Bashkia në 8 muajt e parë të mandatit të ri është pastrimi (21% e të anketuarve zgjodhën këtë opsion kur u pyetën dhe 7% deklaruan se çdo gjë është bërë mirë).

                Rreth 71% e popullsisë urbane të Vlorës mendojnë se drejtimi ku ka punuar më keq Bashkia në 8 muajt e parë të mandatit të ri është riparimi i rrugëve/rrugicave (41% e të anketuarve zgjodhën këtë opsion kur u pyetën dhe 30% deklaruan se çdo gjë është bërë keq).

                Pritmëritë më të shumta pozitive për tri vitet e ardhshme janë për ndriçimin, pastrimin dhe përmirësimin e qendrës së qytetit (përkatësisht, 66%, 59% dhe 53% e të anketuarve kishin pritmëri pozitive në këto drejtime).

                Pritmëritë më të pakta pozitive për tri vitet e ardhshme janë për shtimin e hapësirave të gjelbra, për rritjen e kapacitetit të shkollave/koshteve publike dhe për përmirësimin e trafikut (përkatësisht, vetëm 42%, 43% dhe 49% e të anketuarve kishin pritmëri pozitive në këto drejtime).

Numri i përgjigjeve optimiste për këto punë të bashkisë në tri vitet e ardhshme është më i madh se i atyre pesimiste.

                Prioritetet kryesore për qytetarët vlonjatë për tri vitet e ardhshme janë riparimi i rrugëve/rrugicave (50% mendojnë kështu) dhe shtimi i parqeve/këndeve të lojrave (22% mendojnë kështu).

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.