Në mëshirën e shtetit shqiptar/Qeveria ia del të pezullojë të drejtën për padi në Gjykatën e Strasburgut

Postuar në 12 Maj, 2016 19:08

Sot kryeministri i vendit, Edi Rama, njoftoi në parlament se është arritur marrëveshja me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më asnjë çështje të re nga Shqipëria. “Vonesa e shkaktuar me hyrjen e ligjit të pronave i dha Shqipërisë dhe një faturë shtesë financiare, por tashmë ligji është efektiv dhe gjykata nuk do të shqyrtojë më asnjë çështje të re”, deklaroi Rama. Gjykata e Strasburgut ishte shpresa e vetme e mbetur për qytetarët shqiptarë që të gejnin pak drejtësi për pronat e tyre përballë një shteti bandit. Nuk dihet se si është arritur kjo marrëeshje por një pyetje e tillë do të kishte më pak rëndësi nëse qeveria e tanishme nuk do të prodhonte probleme shtesë me pronat.

Këtu: http://www.gazetatema.net/web/2016/05/12/pronat-shikoni-cfare-heq-familja-treska-vetem-nga-servilizmi-i-shtetit-shqiptar-ndaj-nje-ambasadori/

dhe këtu: http://peizazhe.com/2016/04/28/i_fundmi_i_mohikaneve/#comment-31719

janë dy nga rastet e fundit se çfarë të gjen me këtë shtet për pronën.

Ky është një nga lajmet më të këqija që mund të ndodhte dhe këtë e arriti ta sjellë në Shqipëri Edi Rama kryeministër bashkë me ligjin e tij të pronave që vendos tarifa e kritere të paprecedenta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.