Pse vjen në Tiranë John Kerry?

Postuar në 12 Shkurt, 2016 10:37

Vizita e pritshme e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry ka shtuar hamendësimet mbi qëllimin dhe axhendën e shefit të diplomacisë amerikane gjatë qëndrimit të tij 3 orësh në Tiranë.
Aktualiteti politik dhe përfshirja e drejtëpërejtë e ambasadës amerikane për reformën në drejtësi dhe Byronë Kombëtare të Hetimit janë një arsye e fortë për të besuar se këto çështje do të jenë pjesë e diskutimeve mes zyrtarit të lartë amerikan dhe autoriteteve shqiptare.
Por burime nga Ministria e Jashtme thanë për Respublica se në top axhendën e sekretarit amerikan të shtetit është çështja e terrorizmit dhe angazhimi i Shqipërisë në këtë drejtim.
Influencat ekstremiste nga vendet e lindjes dhe penetrimi i elementëve radikalë janë një shqetësim që do t'u përcillet autoriteteve shqiptare.
Në axhendën e takimeve të sekretarit amerikan të Shtetit, të paktën deri tani, janë përfshirë vetëm dy persona, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Comments

Submitted by Drejtperdrejte (not verified) on

Per mendimin tim, ai, pervec atyre qe fliten e perfliten, nga mengjezi ne darke, jo reforma, jo dekriminalizimi, jo po terrorizmi, jo po muxhahidinet, apo 25 vjetori i marredhenieve, teme kryesore,do te kete edhe nje problem shume shume rendesishem, qe eshte rreziku eminent Ushtarak Rus, gje qe une e spiegoj, edhe me nxjerrjen nga qeveriajoneedhee dy VKM-ve, njera per emigrantet per te ditur ADRESEN se ne cilin shtet te botes kane vend banimin, dhe tjetri eshte ai i djeshmi me urgjence i rikthimit te ZBORIT USHTARAK.
Pra, ushtria duhet te kete ushtare e jo vetem gjenerale pa ushtare. Flota detare duhet te kete marinare dhe flote detare luftarake, e jo vetem admirale pa marinare e pa flote. Mbrojtja kunder ajrore, duhet te kete pilote dhe avione reaktive luftarake si dhe artileri kunderjarore raketore, nderkohe ka gjenerale me shume yje, pa flote detare, pa aviacion e pa raketa.
Ne kemi mbylluar shkollat ushtarake, qe i kishim ne nivel teper teper te larte. Kemi eliminuar vazhdimesine e brezave ushtarake.
Kush do t'i instruktoje keta zboriste ? Ku jane oficeret e pregatitur ?
Ne kemi oficere tenderash.
Ne vend te ushtrise, ne kemi vetem nje teater kukullash. Kemi vetem ushtri ne kompjuter.
Tek ne, gjeneralet nuk dijne te shtien me armet e kembesorise, e jo me te drejtojne trupa.
Prandaj zotit Kerri, t'i kerkojme te na sjellin ushtare e marinsa amerikane, qe te na mbrojne nga ndonje sulm eventual RUs, i cili kerkon domosdoshmerosht nje baze ushtarake ne mesdhe.
Tung.

Submitted by Valentini (not verified) on

Me rastin e 25 vjetori te marredhenieve USA-Shqiperi, meqenese jemi nje popull 100 % pro amerikan, Xhon KERRI vjen ne Tirane, per t'na "uruar Shen VALENTININ".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.