Rilindja në rënie të lirë. Kreu i PS në Bilisht procedohet për vjedhje të energjisë

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 21:35

Është vetë elita socialiste e qendrës dhe e bazës që bën qesharake qeverinë dhe nismat e saj për të bërë shtet. Pas kreut të PS-së së Shkodrës që rezulton të jetë një vrasës pa dashje, një tjetër kryetar dege i Rilindjes del me cenin e hajdutit të energjisë, fenomen që qeveria e shtriu te të gjithë fakir fukarenjtë.

Vali Nallbati, kryetar i Partisë Socialiste të Bilishtit që është edhe njëherësh Drejtor i Shëndetit Publik të qytetit është proceduar penalisht pasi rezulton se ka vjedhur energji elektrike për hotelin e tij. Ndonëse shkelja e ligjit e kap si pronar hoteli kjo nuk e zhbën dot faktin që është dhe kryetar i Partisë Socialiste në Bilisht. Mësohet se procedimi ndaj tij ka nisur disa ditë më pare dhe Nallbati po procedohet në gjendje të lirë për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Comments

Submitted by Edi (not verified) on

Sa per dijeni Vali Nallbati nuk eshte kryetar i PS Bilisht dhe as ka qene ndonjehere. Ai nuk mund te perfaqesoje as socialistet e Bilishtit dhe as Rilindjen! Eshte nje mjeran qe jetonte me delirin e "madheshtise" dhe "paprekshmerise" dhe qe morri ate qe meritoi! Qorri e gjen gropen vete se boll te "mira" i beri socialisteve te thjeshte.

Submitted by Asllan (not verified) on

Njerez te tille qe qendruan 10 vjet si antare te Partise Demokratike, duke shitur droge dhe marre para me fajde, blene edhe nga 3-4 diplloma universiteti , e duke qendruar prane kandidateve te PS , duke i qerasur ata, " blene" edhe nga nje post drejtues, duke ditur se zune perendine me dore, po hidhen me koke brenda, duke vjedhur c'u del perpara, por nuk e dine se duhet te ndalet beg se ka hendek, keto monstra si Vali Nallbati etj., nuk mund te perqaqesojne kurrsesi socialistet e vertete. Keta ashtu sic erdhen, me ryshfet, ashtu dhe do te perendojne, nga ryshfeti, ne koshin e plehrave, megjith ata qe mundohen t' i mbajne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.