Nuk ka teori konspirative për mekanizmin e Antikytheras

Postuar në 10 Nëntor, 2015 13:24

Universiteti Aristotelian i Selanikut pritet që të shpallë rezultatet e studimit të vet mbi mekanizmin e Antikytheras. Teori të shumta konsiprative rrethojnë historinë dhe funksionin e këtij mekanizmi, por profesori i Inxhinierisë Mekanike, Kyriakos Efstathiou thotë se asgjë prej këtyre nuk ka bazë. Fjala është për një mekanizëm, një kompjuter të vërtetë, që pranon të dhëna dhe prodhon rezultate, nisur nga njohuritë e mëdha që grekët e lashtë kishin mbi matematikën dhe astronominë. “Nuk ka vend për teori konspirative. I gjithë kërkimi ynë ka treguar se paraardhësit tanë përdorën njohuritë e tyre të thella në astronomi dhe teknologji për të ndërtuar mekanizma të tillë dhe bazuar vetëm mbi këtë konkluzion, historia e teknologjisë duhet të rishkruhet, sepse ajo zë fill shumë më herët”, thotë profesori. Mekanizmi në fjalë daton mes viteve 150-100 p.e.s dhe është quajtur si kompjuteri i parë i antikitetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.