Stellaratori, makina që mund të transformojë prodhimin e energjisë në botë

Postuar në 30 Tetor, 2015 23:22

Instituti Max Plank, Departamenti i Fizikës së Plazmës, ka arritur të konstruktojë një makinë të fuzionit bërthamor të quajtur stellarator. Kjo makineri konsiderohet si një kthesë në mënyrën sesi njeriu do të prodhojë energjinë. Janë dashur 1.1 milionë orë pune për të arritur në këtë përfundim: ndërtimin e makinsë me fuzion bërthamore më të madhes në botë, të quajtur W7-X dhe që ka kushtuar 1.1 miliardë dollarë. Kali i zi i reaktorëve bërthamorë siç konsiderohem stellaratorët, janë shumë të vështirë për t’u ndërtuar dhe prototipi për të cilin po flitet kërkoi 19 vjet. Përparësia e kësaj makine qëndron në faktin se ajo gjeneron, kontrollon dhe kufizon një fluskë gazi të quajtur plazma, që krijohet në temperatura deri në 180 milionë gradë Fahrenheit. Në këto temperatura, elektronet shkëputen nga atomet dhe kthehen në jone, ndërkohë që forcat shtytëse të cilat bëjnë që jonet të ndahen nga njëri-tjetri tejkalohen. Kjo bën që jonet të përplasen nën ndikimin e forcave tërheqëse dhe të krijojnë fuzionin, i cili gjeneron energji. Ky është fuzioni nuklear, që ndryshon nga ajo që ndodh në reaktorë bërthamorë, të cilët operojnë përmes ndarjes së atomeve dhe jo përmes fuzionit të grimcave. Fuzioni bërthamor është ajo që ndodh me Diellin tonë, yllin që na jep energji, i cili përmes këtij procesi ka çliruar energji të jashtëzakonshme për 4.5 miliardë vjet e mendohet se do ta bëjë edhe për 4 miliard vjet të tjera. Si funksionon kjo makinë? Me të arritur në kushtet termike të përshkruara më sipër, vihen në punë mbështjellëssa magnetikë super të ftohë që krijojnë fusha të fuqishme magnetike me synim kontrollin e plazmës. Makina në fjalë, W7-X, shfrytëzon rreth 50 tonë mbështjellësa magnetikë dhe ndryshimi i saj nga makinat e ngjashme, të quajtur tokamaks, qëndron në kohëzgjatjen e kontrollit të plazmës: 30 minuta, krahasuar me rekordin e tokamakëve, 6 minuta e 30 sekonda. Nëse në momentin e vënies në punë, stellaratori gjerman, do të ketë sukses, ai do të ndryshojë të gjithë investimin për prodhimin e energjisë. Koha e kontrollit të plazmës është çelësi dhe në fund të këtij muaji do të shihet nëse produkti gjerman do t’ia dalë. http://finance.yahoo.com/news/germany-start-monster-machine-could-152111...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.