Ja si e ndryshojnë lojërat trurin tuaj

Postuar në 31 Tetor, 2015 12:56

Industria e video lojërave është një fenomen global. Sipas BBC-së ka më shumë se 1.2 miliardë lojtarë në të gjithë planetin, me shitje të planifikuara që së shpejti pritet t’i kalojnë 100 bilion dollarë në vit. Lojërat shpesh akuzohen për shkaktimin e dhunës dhe varësisë. Megjithatë, në shënimin e ndjekur nga BBC, tri dekada studimi kanë dështuar në arritjen e një konsensusi midis shkencëtarëve. Në studimet laboratorike, disa kërkues kanë gjetur një rritje të agresionit të lojtarëve me rreth 4% pas lojërave të dhunshme që kanë bërë. Por studiues të tjerë kanë dalë në përfundimin se faktorë të tillë si prejardhja familjare, shëndeti mendor apo thjesht të qenit meshkuj janë më të rëndësishme në përcaktimin e niveleve të agresionit. Çfarë është e sigurt është se shkenca ka dështuar për të gjetur një lidhje shkakësore mes video lojërave dhe akteve të vërteta dhunës në botë. Por larg polemikave, psikologët zbërthejnë varësinë nga këto lojëra sipas përmbajtjes së tyre, të cilat gjithashtu i bëjnë të dhunshëm përdoruesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.