Bie rendimenti i tatimorëve, aksioni kundër informalitetit nuk jep efekt per shtatorin

Postuar në 29 Tetor, 2015 10:20
Tatimet, rendimenti, shtator, informaliteti

Në muajin shtator 2014 një punonjës në administratë ka grumbulluar mesatarisht 8.7 milionë lekë për arkën e shtetit, ndërsa në shtator 2015 rendimenti për punonjës nuk është më shumë se 6 milionë lekë..
Revista Monitor raporton se grupet e përbashkëta të punës, mes punonjësve të administratës tatimore dhe institucioneve të tjera shtetërore, të krijuara në shtator, në kuadër të aksionit kundër informalitetit, nuk kanë arritur të rrisin eficiencën e mbldhjes së të ardhurave tatimore.
Konkretisht:
Në shtator 2014 ishin 1586 punonjës të administratës tatimore që siguruan 13.74 miliardë lekë të ardhura, apo 8.6 milionë lekë për punonjës.
Në shtator 2015, në kuadër të aksionit kundër informalitetit administrata tatimore u “armatos” dhe me 500 tatimorë (të përkohshëm) dhe 455 punonjës të tjerë nga institucionet e tjera, si inspektorati i Punës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor. Gjithsej, administrata tatimore kishte në dispozicion 2531 punonjës, të cilët sollën gjithsej 15.2 miliardë lekë të ardhura, apo 6 milionë lekë për punonjës.
Ekspertë të tatimeve thanë për Minitor se përqendrimi i aksionit antiinformalitet në bizneset e mëdha sjell më shumë produktivitet dhe ka më pak kosto në krahasim me të paktën 3 mijë tatimorë që duhen shtuar për të kontrolluar të 160 mijë bizneset e vogla në të gjithë vendin, të cilat në maksimumin e tyre nuk prodhojnë më shumë se 5 për qind te të ardhurave buxhetore.
Ekspertët kanë dyshime nëse përqendrimi i madh i vëmendjes te bizneset e vogla do të gjenerojë një bum të ardhurash në buxhet. Të ardhurat nga tatim fitimi i thjeshtuar aktualisht zënë me pak se 2% të totalit të të ardhurave në buxhet dhe potenciali I tyre mund të shkojë maksimumi në 5%, duke mos arritur të mbushë vrimat e buxhetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.