Ekspertiza e një çështjeje mediatike: Pensionisti italian qëlloi pas shpine 22 vjeçarin Gjoni…

Postuar në 26 Tetor, 2015 19:46

Ka tejkaluar kufinjtë e një lajmi kronike dhe është bërë çështje mediatike e sociale, ku nuk kanë munguar dyshimet për arsyet të vërteta të vrasjes së 22 vjeçarit shqiptar Gjergj Gjoni nga Puka. Gjoni është vrarë pak ditë më parë nga një pensionist italian, Françesko Siçinjano gjatë tentativës për vjedhje në shtëpinë e tij. Kështu ka deklaruar autori, pensionist, dhe fillimisht lajmi është futur në hullinë e ngjarjeve të kronikës së zezë, pasi nuk kanë qenë të pakta ngjarjet e grabitjes së vilave me protagosnistë banda shqiptare. Por sipas ekspertizës mjeko ligjore italiane rezulton se viktima është qëlluar me një plumb mbas shpine. Të paktën ky element rrëzon deklaratat e para të pensionistit Siçinjano nga Milano, se i riu kishte tentuar ta dhunonte dhe ky e kish qëlluar me armë. Ndërkohë që në datë 30 tetor do t’i bëhet dhe ekspertiza balistike armës me të cilën u qëllua 22 vjeçari shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.