Prangosen dy atentatorët e masakrës te Lulishte 1 Maji, konflikt për zonat e drogës (foto)

Postuar në 03 Tetor, 2015 11:13

48 orë pas masakrës me dy të vrarë në zonën pranë lulishtes 1 Maji policia ka kapur dy autorët e atentatit. Në komunikatën e policisë thuhet se nga informacionet e siguruara në rrugë operative është bërë e mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje si dhe janë ndjekur me metoda specilale të hetimit.
Pas informacioneve të siguruara është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i dy personave të dyshuar për këtë ngjarje që janë shtetasit:
Sael Sulaj, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
Vasiel Çavo, 23 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Tiranës
Këta shtetas kanë pranuar autorësinë e krimit të kryer në bashkpunim me njëri- tjetrin. Shkak i këtij konflikti ka qënë zonat e shpërndarjes së lëndës narkotike për të cilën shtetasi Elvis Gaçaj së bashku me shokë të tij pak muaj më parë kanë dhunuar shtetasit Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo pasi këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në zonën e shtetasit Elvis Gaçaj.
Në lidhje me këtë ngjarje është bërë e mundur gjetja dhe fiksimi si provë materiale xhupi i përdorur nga autorët e krimit.
Në komunikatë policia ka sqaruar edhe dinamikën e ngjarjes:
Më datë 01.10.2015 në vendin e quajtur “Blloku 1 Maji , rreth ores 19:45 min, rruga “Beqir Rusi”, persona të paindentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “BMË” me targa “AA675JS”, brenda të cilit ndodheshin shtetasit: Kevin Rugova, Elvis Gaçaj, Aurora Oskian dhe Eda Gjura, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë gjetur vdekjen shtetasit:
Kevin Rugova, 22 vjeç, lindur dhe banues ne Tiranë
Aurora Oskian, 30 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri është plagosur rëndë shtetasi:
Elvis Gaçaj, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë, ndërsa shtetasja Eda Gjura, 26 vjeç, lindur dhe banuse në Tiranë, nuk ka marrë plagë
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 copë gezhoja model 54 si dhe 23 copë gëzhoja model 56 si dhe një qese plasmasi me ngjyrë të zezë për te cilat është marrë vendim për kryerjen e ekspertimeve përkatëse. Gjithashtu gjatë kontrollit të territorit përreth vendit të ngjarjes dhe drejtimit nga mendohet se jane larguar autorët, në bulevardin “Bajram Curri” në skarpatin e lumit të lanës është gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një cantë me ngjyrë të kuqe, nje kapele sportive me ngjyre blu dhe me streh, të cilat janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Tiranë për ekzaminime të mëtejshme.
Më datë 02.10.2015 gjatë kontrollit të ushtruar nga polumbarët e repartit RENEA në lumin Lanë, ku dhe mendohej se ishte hedhur arma e krimit është bërë një kontroll i imtësishëm ku dhe më pas është gjetur, fiskuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik(kallashnikov) model 56 së bashku me krëhërin pa asnjë fishek.

Comments

Submitted by Ecc (not verified) on

O respublica!
"Masaker" eshte nje term qe oerdoret ne rastin kur behet fjale per vrasje te nje numri te madh njerzish. Nuk mund te perdoret kyr vriten 2 apo 3 apo edhe disa vete. Zakonisht masaker nwnkupton nje vrasje qe kryhet hapur dhe ku pala qe vritet eshte krejtesisht e pambrojtur dhe e sheh vrasesin dhe vdekjen me sy! Masaker eshte psh ajo e Recakut ne Kosove nfa serbet. Masaker nuk mund te cilesohet vrasja e djeshmw. Por "gazetaret" ne shqiperi pikerisht kjo gje i dallon nga gaEyaret prifesioniste: perdorimi abuziv dhe pa pike pwrfjegjesie i termave dhe fakteve!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.