Ekstremizmi fiskal zemëron dhe deputetët e majtë, komisioni i Ekonomisë rrëzon Ramën

Postuar në 22 Shtator, 2015 16:22

Masat e reja ekstreme në luftën kundër evazionit fiskal kanë acaruar edhe deputetët e mazhorancës. Në komisionin e ekomomisë ditën e sotme, kur po diskutoheshin masat e reja të parashikuara në procedurat tatimore, deputetët anëtarë të komisionit kanë rrëzuar nenin 6 të paketës së re të masave, që parashikon të drejtën e qytetarit për të mos paguar nëse shitësi nuk i jep kuponin tatimor. Pikërisht kryeministri Rama ftonte së fundi qytetarët të mos paguanin nëse nuk u ofrohej kupon. se Ish ministri i Financave Bode e quajti këtë sanksion “kinezëri”, por rezerva të fortë patën edhe deputetët Angjeli, Shehu etj. Pika të tjera kundërshtuese të draftit janë ato që u japin të drejtën disa kompanive audituese të certifikojnë bilancet e bizneseve për efekt të pagimit të taksave, apo neni që dhjetëfishon gjobat dhe sekuestron mallrat e pashoqëruara me faturë apo për të cilat nuk lëshohet kupon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.