Ajnishahu, e bija e Eqerem bej Vlorës: Vuajtjet që kemi hequr në Shqipëri

Postuar në 01 Shtator, 2015 11:14

Eshtrat e Eqerem Bej Vlorës u kthyen në Shqipëri pas një vendimi të qeverisë Rama në 5 mars 2014.

Personaliteti i shquar shqiptar ka vdekur në Vjenë në vitin 1964 dhe ishte varrosur po në kryeqytetin austriak. Në amanetin e tij Vlora e kishte lënë me shkrim se do të donte që eshtrat e tij të preheshin në Shqipëri.

Ajnishah Vlora, vajza e Eqerem Bej Vlores, ka qënë vetëm 9 muajshe kur babai i saj u largua nga Shqipëria.

Eqerem Bej Vlora u akuzua nga qeveria e re komuniste se bashkëpunoi me pushtuesit italianë dhe ata gjermanë dhe si kriminel lufte. Ajnishahu ka folur për gazetarin Roland Qafoku në Channel One.  

 

A ishte tradhtar Eqerem Vlora, siç thoshte regjimi komunist?

“Nuk di si të përgjigjem. Ishte lloji i sistemit. Për ne, ai nuk është tradhëtar. Ai njeri ka bërë albanologjinë kombëtare e si mund të jetë tradhtar? Si mund të quhet tradhtar dikush që ka hedhur themelet e shtetit shqiptar?

Ajnishahu tregon atë që u ka thënë nëna për largimin e Eqerem Bej Vlorës nga vendi në 1944:

“Ku do shkosh?”- i tha mamaja, kur u ndanë në atë që sot është Ambasada e Vatikanit. Unë do të ki por do të dërgoj dikë për t’ju marë – i tha ai. Dërgoi tre herë makina, por asnjëherë nuk arriti të na marrë. E vetmja mundësi ishte Riza Vlora, por ai preu damarët në burg.

Kur babai u largua nga shtëpia, që nga ajo ditë filluan vuajtjet tona. Na nxorrën nga shtëpia e hallës sime, duke lënë placken të gjithë. E dolëm në rrugë vetëm me rrobat e trupit. Vajtëm në Babrru, ishte një mikeshë e nënës. Po atje na diktuan, e na cuan në Durrës. E aty na ndoqën. Shkuam në Rrogozhinë, në fshatrat e Kavajës. Cdo bënte një grua me dy fëmijë jetim? Megjithatë nëna ime u bë e forte.

Jetuam duke shitur plackat që sillte im atë. Me emrat e dy shoqeve të nënës dërgonte rreth 10 dollarë. Më shume na sillte rroba.

Jetuam në vështirësi të mëdha, në borxhe.

Kur babai vdiq na dërgoi telegram Hëna Këlcyra. Mamaja ime me mamanë e Hënës, ishin motra.

E morëm telegram dhe e lexonim. Lotët prishin gërmat e letrës të shkruar me bojë. Nuk bënim dot kërkesë për në Vjenë, nga frika.

Pyetjes çfarë do t’i thonit Enver Hoxhës ajo i pergjigjet:

-Do ta nderonim e nuk do t’i thonim asgjë. Asnjë hakmarrje nuk patem e nuk do të kemi. Jemi gjaku i babait tim, e ai nuk bënte të liga por vetëm të mira. Ai nuk i bënte keq njeriu edhe nëse e kishte hasëm.

Falenderoj qeverinë për ceremoninë që i bënë në Vlorë. Ishte një njeri i lartë si nga shpirti ashtu dhe nga kultura, e meritonte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.