Gjermanët publikojnë një video ku u kërkojnë emigrantëve të qëndrojnë në vendin e tyre, përndryshe do t’i kthejnë

Postuar në 07 Gusht, 2015 18:58

Autoritetet gjermane kanë publikuar një video ku tregohet dëbimi i azilkërkuesve dhe ku qytetarët e vendeve ballkanike paralajmërohen se do të përballen me të njëjtën gjë nëse shkojnë në Gjermani dhe kërkojnë azil politik. Videoja 4 minuta që u publikua në internet nga Ministria e Brendshme gjermane, është pjesë e fushatës për informimin publik drejtuar Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë. Në të tregohen refugjatët e ardhur nga vendet e Ballkanit në një autobus policie teksa shkojnë drejt aeroportit për t’u kthyer me avion. Si pasojë e refugjatëve nga Siria dhe nga vendet e tjera të shkatërruara nga lufta, shumica e të cilëve kanë fituar statusin e refugjatit, Gjermania ka marrë masa javët e fundit për parandalimin e emigrantëve nga Ballkani, me shpjegimin se nuk mund ta përballojnë situatën. Një zyrtar ka deklaruar këtë javë se Gjermania ka regjistruar hyrjen e një numri prej 500 000 emigrantësh gjatë këtij viti. Më pak se 0,1 për qind e të ardhurve nga Serbia kanë fituar të drejtën për të qëndruar, kundrejt 84 për qind të të ardhurve nga Siria. Një folës në video paralajmëron se të gjithë ato që janë dëbuar do të paguajnë një faturë të majme prej mijëra eurosh për të mbuluar shpenzimet e rrugës dhe do t’u ndalohet hyrja në Gjermani deri në pagimin e shumës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.