Slideri Kryesor

Çfarë fituam nga shmangia e zjarrit të 8 qershorit?

Postuar në 09 Shtator, 2019 14:06

Presidenti i Republikës Ilir Meta u tha sot shqiptarëve se më 8 qershor do të digjej Kuvendi i Shqipërisë. Se qysh e tek, si e kur është përcjellë ky informacion shumë delikat sipas standardeve të normalitetit, këtë kreu i shtetit nuk e tha. Ai tha që do i vihej zjarri të shenjtit Parlament të Shqipërisë.

I paparashikueshëm, sipërfaqësor dhe i pazoti

Postuar në 09 Shtator, 2019 12:49

 

Presidenti: Më 8 qershor do digjej Parlamenti, ndaj shtyva zgjedhjet (Video)

Postuar në 09 Shtator, 2019 12:07

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është paraqitur sot para Komisionit Parlamentar Hetimor që shqyrton kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij. Në një seancë pyetje-përgjigjesh disi të pazakontë, Meta ka zbuluar si arsye për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale, informacionet për djegien e godinës së Parlamentit më 8 qershor.    

Sektori i naftës injoron Marrëveshjen e Parisit, dëmi eventual shkon në 2.2 trilionë $ në vitin 2030

Postuar në 08 Shtator, 2019 21:29

Kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve kanë investuar rreth 50 miliardë dollarë për vitin 2018 në projekte që bien ndesh ose minojnë detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Parisit për klimën dhe reduktimin e emetimit të karbonit në atmosferë. 

Të dhënat publikohen nga një qendër studimore, Carbon Tracker që parashikon se me këto lëvizje kompanitë në fjalë që ushtrojnë aktivitetin në një sektor që është përgjegjës për 71% të emetimit të dioksidit të karbonit, do të prodhojnë kosto 2.2 trilionë dollarë deri në vitin 2030 në asete që do të jenë të papërdorshme. 

Mitsotakis paralajmëron veto për Shqipërinë

Postuar në 08 Shtator, 2019 15:43

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar sërish që Athina nuk do të japë miratimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, në rast se nuk realizohen kërkesat e saj për minoritetin në vendin fqinj.

“Greqia nuk do të miratojë hapjen e negociatave anëtarësuese të Shqipërisë në BE, në rast se unë nuk shikoj akte konkrete për heqjen e diskriminimit ndaj minoritetit etnik grek”, ka deklaruar Mitsotakis gjatë një konference për shtyp në Selanik.

"Binjaku i Shkupit" merr në mbrojtje Prokuroren Speciale: Respektoj prezumimin e pafajësisë

Postuar në 08 Shtator, 2019 14:34

Në një intervistë për revistën “Fokus”, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mbrojtur prokuroren speciale, Katica Janeva që u arrestua për korrupsion pak ditë mëparë. Zaev ka bërë këtë interpretim:

Kievi dhe Moska shkëmbejnë 70 të burgosur (Video)

Postuar në 08 Shtator, 2019 10:59

Kievi dhe Moska kanë bërë shkëmbimin e 70 të arrestuarve, duke përfshirë kineastin ukrainas Oleg Senchov, lirimi i të cilit kërkohej nga bashkësia ndërkombëtare.

Mes të liruarve tyre është kreu i agjencisë ruse Ria Novosti në Ukrainë, Kiril Vysinsky, i burgosur në vitin 2018. Ndër ukrainasit e liruar, sipas këtij burimi, janë blogeri 21-vjeçar Pablo Gribb, korrespodent në Paris i agjencisë së lajmeve ukrainase Ukrinform Roman Suchenko si dhe profesori i historisë Stanislav Klykivich Kliich. Nga 35 ukrainasit e arrestuar 22 prej tyre ishin marinarë.

Ta shesësh New York Times si gazetën "Tomori me lajme të reja"

Postuar në 08 Shtator, 2019 00:21

Mediat në shërbim të z. Rama kanë përcjellë me entuziazëm dje një shkrim të publikuar në New York Times për Shqipërinë. Agjencia Telegrafike Shqiptare e ka shtrydhur politikisht shkrimin e përkthyer për të nxjerrë një titull pozitiv për Tiranën e Erjon Veliajt. Për media si këto mjafton që diçka është botuar në New York Times. Të tjerat nuk kanë rëndësi. Fundja shqiptarët ecin pas berihajit të titujve.

Gjykata Europiane e Luksemburgut nxjerr Hamasin nga lista e organizatave terroriste

Postuar në 07 Shtator, 2019 15:32

Gjykata Europiame e Shkallës së Parë në Luksemburg ka vendosur heqjen e Hamasit nga lista e organizatave terroriste. Vendimi ka përfshirë edhe Brigadat Qassam që janë krahu ushtarak i Hamasit, lëvizja islamike palestineze e cila lufton paralelisht me Al Fatahun për çlirimin e Palestinës. Vendimi është përshëndetur nga lëvizja, e cila përmes zëdhënësit Hazim Qassim ka deklaruar vendimi përbën hapun e duhur në drejtimin e duhur.

Holokausti po bëhet një fiksim për hebrejtë

Postuar në 07 Shtator, 2019 14:38

Holokausti po bëhet një fiksim për izraelitët. Këtë mendon dhe shpreh shkrimtari hebre Abraham Yeshoua që merr pjesë në Festivalin e Letërsisë në Mantova me librin e tij “Tuneli”. Një kritikë jo për resepektin dhe përkujtimin e një ngjarjeje të tmerrshme historike, por ndaj një sjelljeje që po krijon patolgji. 

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor