Slideri Kryesor
Rritet kurba epidemike. 82 raste të reja me CoVid-19 në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka dhe janë infektuar 82 persona me COVID-19.
Ky është numri më i madh i të infektuarve në një ditë që nga shpërthimi i pandemisë në vend.
68 vjeçari vuante nga spok dhe ishte në gjëndje të rëndë dhe i intubuar prej disa ditësh.
Shqipëria ka shënuar deri më tani 37 viktima si pasojë e koronavirusit.
Amerikanët marrin iniciativën: Takim Serbi-Kosovë më 27 qershor
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell njofton se më 27 qershor do të nisë dialogu mes të dyja vendeve në Shtëpinë e Bardhë.
“Lajme të shkëlqyeshme! Unë kam marrë premtim nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e mosnjohjes dhe kërkimin e anëtarësimit ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Uashington, DC në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime për Dialogun’’, ka thënë ai.
Kreu i Akademisë së Shkencave në Petersburg nën akuzë për tradhëti: U shiti sekrete kinezëve
Probleme rivaliteti me Kinën ka edhe Rusia. Një shkencëtar rus, Valery Mitko, 78 vjeç, president i Akademisë së Shkkencave për Arktikun në Shën Petersburg akuzohet për tradhëti dhhe rrezikon 20 vjet burg sepse akuzohet se u ka kaluar sekrete kinezëve.
Avokati i tij, Ivan Pavlov deklaron se klienti i tij zhvillon leksione në Kinë dhe përdor materiale mga burime të hapura.
Akuzat janë absurde
shprehet avokati.
Ndërron jetë Moikom Zeqo
Është ndarë sot nga jeta në moshën 71 vjeçare Moikom Zeqo. Ai lindi në Durrës dhe rridhte nga një familje libohovite. U diplomua në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Karriera e tij profesionale përfshin gazetarinë, mësuesinë për të kaluar mandej në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë.
Një autor shumë pjellor dhe i pranishëm shpesh në media, Zeqo ka shkruar 62 libra të temave dhe në fusha të ndryshme.
Aneksimi prej Izraelit i Bregut Perëndimor çon në njohje të Palestinës nga BE-ja
Plani izraelit i aneksimit të Bregut Perëndimor pritet të vërë në lëvizje diplomacinë europiane drejt një njohjeje në bllok të Palestinës si shtet.
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselnorn ka deklaruar se Bashkimi Europian e ka të pamundur të shmangë këtë akt njohjeje nëse Izraeli vazhdon me planin e vet.
Francë, qindra padi kundër autoriteteve për menaxhimin e epidemisë
Në Francë, familjarët e viktimave të koronavirusit kanë ngritur disa padi ndaj autoriteteve shëndetësore me pretendimin se sëmundja mund të ishte shmangur.
Më shumë se njëqind padi janë depozituar në të gjithë Francën për "vrasje të pavullnetshme ose plagosje", "rrezikim të jetës së të tjerëve" ose "abstenim vullnetar nga përballja me një katastrofë".
Projekt për fshat bregdetar 39 ha, me 400 dhoma dhe 300 vila në Kakome. Porositës, biznesmeni Luan Leka
Simone Micheli, arkitekt i njohur italian që predikon si filozofi të punës së vet “luksin demokratik” njofton në faqen e vet online për një projekt të quajtur “Saranda Beach Village”. Micheli, që ka qenë më herët në Shqipëri ku edhe ka hapur një ekspozitë, thotë se fshati në fjalë do të nisë së shpejti pas një mirëkuptimi mes tij dhe klientit Luan Leka, një biznesmen i njohur shqiptar.
Izraeli nis ndërtimin e "Ramat Trump" në Lartësitë Golan
Busti i Hillary Klinton në Sarandë mund të duket pak i çuditshëm dhe i pavend, por Izraeli duket se ka parakaluar. Mediat raportojnë se në këtë vend ka nisur zbatimi i “hapave praktikë” për krijimin e një komuniteti në nder të presidentit amerikan, Donald Trump. Ky komunitet do të vendoset në Lartësitë Golan, zona që deri më tani ishte e mbikëqyrur nga kaskat blu dhe që ishte demilitarizuar. Trump ia njohur këtë rajon Izraelit çka mesa duket ka frymëzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të përjetësojë Trump në Tokën e Shenjtë.
Baudo: Televizioni është bërë i pashikueshëm. Conte më ngjan me një avokat dinak province
Drejtuesi i njohur i Rai-t, Pippo Baudo, që ka një jetë në ekran, ka dhënë një intervistë për gazetën “Corriere della Sera”. Nostalgjik ndoshta për kohët e arta të ekranit të vogël, por edhe realist kur deklaron atë që e ndiejmë të gjithë: televizioni ka degraduar.
Duket se aventura e televizionit nuk i intereson kujt më, nuk ka personazhe të rinj, nuk shoh në horizont fytyra të reja interesante…Televizioni në këto kohë nuk mund të shihet, e gjitha ngjan e njohur, vetëm kopjime dhe përsëritje
Kthimi në epokën e Kisingerit
