Slideri Kryesor
Rrjedhja në media/Turqia ka përpunuar plan pushtimi të Greqisë dhe Armenisë
Turqia e Reccep Tayyip Erdoganit ka përpunuar një plan për pushtimin e Greqisë dhe të Armenisë, koduar si operacioni Çakabej, sipas një gjenerali turk të shekullit të 11-të. Dokumentet përmes të cilave pretendohet një gjë e tillë janë publikuar nga një media kritike me Ankaranë zyrtare, Nordic Monitor dhe janë paraqitur në një prezantim të Shtabit të Përgjithshëm dhe mban datën 13 qershor 2014.
Pushteti rekruton një kryenegociator për të mirën e Shqipërisë
Sot kryeministri Edi Rama ka prezantuar kryenegociatorin e Shqipërisë për Integrimin. Ai është Zef Mazi, diplomat me karrierë edhe në arenën ndërkombëtare. Gjatë fjalës prezantuese, z. Rama ka ditur ta miklojë jo vetëm mikun e tij të ri, por edhe veten kur ka zbuluar se zgjedhja e bërë është shumë e mençur.
Mbi marrëveshjen detare Greqi-Itali
Me marrëveshjen e nënshkruar më 9 qershor 2020 mes Greqisë dhe Italisë, vija kufitare e marrëveshjes dypalëshe të vitit 1977 mbi demarkimin e shelfit kontinental të dy vendeve tani do të përdoret për delimitimin e zonave të tjera detare, në të cilat të dyja vendet kanë të drejtë të ushtrojnë sovranitetin e vet apo juridiksionin sipas ligjit ndërkombëtar.
Njoftim punësimi: Kërkohet një drejtor hipoteke në Vlorë
Edhe drejtori i ri i hipotekës së Vlorës është dorëhequr. Lexoni si na vjen ky lajm:
Njihni shpirtin binjak të Edi Ramës
Rahul Gandhi duhet të japë dorëheqjen si kryeministër i Indisë me të gjithë kabinetin e vet të paaftë. Qëkurse ai fitoi mandatin e dytë në vitin 2019 Gandhi ka bërë dëme të mëdha në sistemin demokratik, duke emëruar “liberalë” fanatikë në të gjitha punët me rëndësi, duke refuzuar që të japë llogari ndaj shtypit të lirë dhe duke sulmuar çdo institucion që përbëjnë demokracinë më të madhe në botë.
Gjysma e popullsisë së botës, e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur
Gjysma e popullsisë së botës është e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit. Një studim i ri i drejtuar nga profesori Gavin Shaddick i universitetit të Exeter, provon se megjithë përpjekjet globale për përmirësimin e ajrit, pjesë të mëdha të popullsisë botërore po jetojnë nën ajër të ndotur.
Ky studim vë në dukje se ajri i ndotur përbën sot një kërcënim kryesor për shëndetin publik në botë.
Misteri i CoVid-19, disa njerëz kanë kujtesë imunitare edhe pse infektohen për herë të parë
Aleksandra Walczak, mjeke në École Normale Supérieure në Paris shprehet në një intervistë për Horizon Magazine se përgjigja e diferencuar që disa njerëz kanë ndaj CoVid-19 në raport me të tjerë është një nga pikëpyetjet më të mëdha të mjekësisë në menaxhimin e epidemisë.
Dexamethasone, shpresa kryesore për pacientët në ventilim
BBC-ja raporton se dexamethasone mund të jetë një shpresë e madhe në luftën kundër koronavirusit. Sipas ekspertëve britanikë, medikamenti në fjalë, që kushton pak dhe është komisionuar në vitin 1961, ndihmon sidomos pacientët në gjendje kritike dhe që janë në ventilator. Medikamenti është pjesë e testimit më të madh në botë që provon nëse ilaçet në përdorim mund të jenë efektive ndaj CoVid-19. Testimi është kryer mbi 2000 pacientë të shtruar dhe sipas të dhënave përdorimi I dexamethasone ka ulur rrezikun e vdekjes me 12%.
Raporti i SIPRI-t, rënie e lehtë e arsenalit ushtarak bërthamor për vitin 2020
Kapaciteti ushtarak bërthamor sot në botë përllogaritet në 13 400 armë. Një raport i Institutit të Stokholmit për Paqen raporton situatën e tanishme në botë në përhapjen e armëve bërthamore mes fuqive që i disponojnë ato.
Janë nëntë vendet që kanë armë të tilla: SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Korea e Veriut.
Korea e Veriut hedh në erë godinën e ndërlidhjes me Korenë e Jugut
Korea e Veriut ka hedhur një tjetër hap drejt përshkallëzimit me fqinjin e vet jugor. Mediat raportojnë se Pheniani ka urdhëruar dhe ekzekutuar hedhjen në erë të një godine të kontaktit me Seulin në qytetin kufitar të Kaesong.
Pamjet e shpërthimit janë bërë publike dhe ato janë interpretuar si shenjë e qartë e vullnetit të Koresë së Veriut për të tensionuar situatën. Një arsye për këtë reagim është propaganda e nxitur nga Jugu që po përdor dezertorë të ndryshëm kundër regjimit të Kim Jong-un.
