Slideri Kryesor
Autoritetet kineze raportojnë për një "virus më vdekjeprurës" se CoVid-19 në Kazakistan
Mediat kineze raportojnë se në Kazakistan është konstatuar një virus i ri më vdekjeprurës se CoVid-19 i cili ende nuk është saktësuar se çfarë është. Ambasada kineze në Kazakistan raporton për një “pneumoni të panjohur” me raste në rritje që nga muaji qershor.
Shkalla e vdekjeve e kësaj sëmundjeje është shumë më e lartë sesa ajo e koronavirusit. Departamentet shëndetësore po kryejnë kërkime krahasuese mbi virusin e pneumonisë, por duihet ende ta identifikojnë atë
Komiteti i Ekspertëve ka dështuar në menaxhimin e pandemisë
Erion Dasho, mjek, ekspert i Shëndetit Publik, është kundër idesë së mbylljes së fundjavave, si një mjasë për të parandaluar rritjen e rasteve të reja me koronavirus. Në studion e lajmeve në TvT, Dasho tha se një masë e tillë, për të cilën u shpreh pro edhe shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, nuk tregon gjë tjetër veçse dorëzimin e Komitetit të Ekspertëve sa i takon menaxhimit të pandemisë.
Fotolajm/Trump mban për herë të parë maskë në publik
Presidenti amerikand Donald Trump është shfaqur për herë të parë me maskë gjatë vizitës së tij në spitain Walter Reed në Maryland.
Po tani çfarë do t’i japin Serbisë?
Sot në disa media është qarkulluar i përkthyer shqip një shkrim i publikuar në gazetën serbe “Danas” mbi diskutimin e gjatë diplomatik për shkëmbimin e teriritoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Një nga vlerësimet e këtij shkrimi është edhe fakti se ideja në fjalë është serbe dhe se ajo i është prezantuar publikut serb si zgjidhje e problemit të Kosovës në 10 vitet e fundit.
Okazioni 2400 euro/m2 dhe një mundësi e re për gazetarinë
Njoftimi i mësipërm që të del sponsored në Facebook na njofton për një okazion blerjeje në Tiranë.
Loja shqiptare: Një ambasadë, një reformë, një kryeministër, opozita, një media dhe...populli
Kryeministri i vendit Edi Rama ndau me Top-Channel sqarimin e vet se nuk i kishte propozuar Lulzim Bashës pazarin kryeministër ai, president për vete. Me një inskenim fare bajat, kryeministri nuk mendoi të shkruante apo fliste në vetë të parë, qoftë edhe në ERTV, por zgjodhi një media të preferuar. Të njëjtën gjë bën sot ambasada amerikane në Tiranë, që përmes burimeve anonime që merren vesh kush janë, njofton popullin përmes këtij televizioni se:
Listat po hapen. Situata komike e ekspertit Gjiknuri
Partia Socialiste është për listat e hapura, sepse këtë e kërkon populli.
Partia Socialiste ishte kundër listave të hapura sepse cenoheshin themelet e Republikës.
Çfarë do Partia Socialiste veç karriges, di gjë kush? Dhe ky eksperti i çështjeve zgjedhore dhe prokuruese, Gjiknuri, ka ndonjë mendim për veten që e sheh si aktor komedie në videot e një partie tjetër?
Maska, arma më efektive
Mjekësia është dorëzuar para koronavirusit. Këshilla kryesore që po jepet është ajo që në të vërtetë është ndjekur nga njerëzimi mijëra vjet më parë: Distancim!
Turqia kthen në xhami muzeun e Shën Sofisë
Gjykata më e lartë e Turqisë revokoi sot një vendim të qeverisë së vitit 1934, me të cilin kisha e Shën Sofisë ishte kthyer në muze. Në këtë mënyrë, vendimi i gjykatës hap rrugën që ndërtesa të kthehet sërish në xhami.
Ti kryeministër, unë president
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një dalje para gazetarëve bëri publike një ofertë që sipas tij i ka ardhur në mënyrë persisitente nga kryeministri Rama.
“Për një muaj e gjysmë, Rama më ka dërguar ndërmjetës: Ti kryeministër, unë president, vetëm të heqim koalicionet. Kështu e shikon Edi Rama politikën, si një pazar të ndyrë. Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën”, tha Basha.
