Slideri Kryesor

Ministria e Arsimit merr gomën për korrigjimin e teksteve. Asnjë fjalë për faturën dhe përgjegjësitë e gabimeve

Postuar në 13 Nëntor, 2021 17:55

Sot, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka prezantuar projekt-buxhetin 2022. Duke folur para një përfaqësie mësuesish dhe në prani të Kryeministrit të vendit, zonja Kushi ka premtuar tekste falas një përdorimësh, duke nisur nga viti tjetër dhe më tej, ka njoftuar se Ministria e Arsimit ka nisur korrigjimin e teksteve në përdorim nga gabimet dhe pasaktësitë. Ministrja ka sqaruar se tekstet në arsimin bazë janë cilësore dhe se janë përkthim i Oksfordit, por ato siç është raportuar shpesh kanë pasaktësi.

Aleksandria rrezikon të zhytet në ujë

Postuar në 13 Nëntor, 2021 16:30

Aleksandria në Egjipt është ndër qytetet e para që rrezikohet nga ngitja e nivelit të deteve. Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP 26) të mbajtur në Glasgoë ishte kryeministri britanik, Boris Johnson ai që e ngriti i pari alarmin.

Pasardhësi i Platonit demonstron "një histori sipas midesë" në oborrin e Ilir Metës

Postuar në 13 Nëntor, 2021 16:23

Sot në kangjellat rrethuese të Presidencës së Republikës së Shqipërisë janë vendosur disa materiale prezantuese me natyrë propagandistike dhe interpretim historik. Gjenealogji të supozuara, harta, kopje gravurash, soj e lloj materialesh për lashtësinë e shqipes apo për Çamërinë, pa asnjë të dhënë se çfarë është kjo lloj çorbe.

#Metoo pushton median franceze

Postuar në 13 Nëntor, 2021 12:02

Media franceze është përfshirë nga skandali, pasi shtatë gazetare akuzuan për për sulm seksual dhe përdhunim moderatorin e TF1, Patrick Poivre d'Arvor.  Rasti i hapi rrugë një lumi denoncimesh në rrjetet sociale për ngacmimet dhe abuzimet në industrinë e medias.
"Ngacmim seksual, poshtërim, diskriminim, shfrytëzim. Thjesht forca për të treguar, edhe pse në pikën më të ulët të jetës time, është njëfarë fitoreje", shkroi gazetarja Tiphaine Blot.

"Nëse nuk e doni Kinën në Ballkan, na mbështetni me investime"

Postuar në 12 Nëntor, 2021 20:14

Nëse nuk e doni ndikimin kinez dhe rus në Ballkan, na mbështesni me investime. Ministri i Jashtëm i Malit të Zi e sheh të lidhur ngushtë ekonominë e rajonit me politikën. Në një intervistë për Newsweek, Dorde Raduloviç paralajmëron se mënyra e vetme që SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian të konkurrojnë me ndikimin në rritje të Kinës në Ballkan është përmes investimeve të konsiderueshme dhe të qëndrueshme.

Apokalipsi i internetit është i pritshëm

Postuar në 12 Nëntor, 2021 14:38

Një superstuhi diellore mund të shkaktojë kolaps global të internetit për javë të tëra. Ky është përfundimi i një studimi të bazuar në eksperimentet e modelimit nga Universiteti i Kalifornisë, Irvine (UCI).

Disa modele të drejtësisë klimatike

Postuar në 12 Nëntor, 2021 14:01

 

Vaksinimi i detyrueshëm është biznes. Pandemia konfirmon që vaksina nuk është zgjidhje

Postuar në 12 Nëntor, 2021 13:58

Tashmë është një lajm që nuk mund të injorohet: vaksina nuk është siguri kundër CoVid-19. Madje ajo nuk ofron më as vlerën e kufizuesit pandemik duke krijuar stres në sistemin shëndetësor. Raportimet të shumta në SHBA vënë në dukje pikërisht këtë “paradoks” që është i tillë në raport me propagandimin e bërë në muajt e fundit për vaksinat e ndryshme.

Arrest ish-ministres kroate Gabrijela Zalac. Abuzim me fondet: 1.7 mln euro për një software që kushton 400 mijë

Postuar në 12 Nëntor, 2021 01:32

Ish-ministrja kroate për Zhvillimin Rajonal dhe Fondet e BE-së, Gabrijela Zalac është arrestuar nën akuzën e korrupsioit. Krahas saj janë ndaluar dy biznesmenë si dhe drejtori për Financat dhe Agjencinë Kontraktore SAFU, Tomislav Petriç. Operacioni raportohet se është ndërmarrë nga Prokurori Europian në Kroaci, që monitoron shpenzimin e fondeve të BE-së në vend.

Grenell: Albin Kurti i refuzoi paratë e Amerikës

Postuar në 11 Nëntor, 2021 20:32

Ish-i dërguari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, thotë se Kosova nuk pranoi para nga amerikanët.

Grenell e ka fjalën për fondet e ofruara nga SHBA qeverisë së Albin Kurtit për përmirësimin e projektit të gazit. Ish-ambasadori e kritikon Kurtin për këtë vendim dhe shton se Ambasada Amerikane në Prishtinë duhet të jetë më e qartë në këtë pikë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor