Slideri Kryesor

Kur të zë Harbuti derën!

Postuar në 19 Tetor, 2022 17:02

Shiheni këtë video për të kuptuar se ku përfunduam. Se çfarë bën një gagarel që është kryeministër, sesi një popull që ka vetëm ankesa, rri gati - tu para një të këtilli që të vjen në derë të punës tënde, të merr shërbimin në pronën tënde dhe pastaj të bën një rreshtore me pyetje dhe përgjigje mbi progresin e zonës.

Shtyhet mbledhja e përbashkët mes qeverisë gjermane dhe asaj franceze

Postuar në 19 Tetor, 2022 15:52

“Politico” raporton se presidenti francez, Emmanuel Macron po konsideorn shtyrjen e një mbledhjeje të përbashkët mes qeverisë franceze dhe asaj gjermane, për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje të tilla si energjia dhe mbrojtja. Takimi supozohet të mbahet mes tij dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kabineteve përkatëse të mërkurën në Fontainebleau dhe aty parashikohet të firmoset një deklaratë e përbashkët për promovimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Rrjet falsifikimi dokumentesh në doganën greke të Follorinës. Lejohej kalimi i të kërkuarve nga Shqipëria

Postuar në 19 Tetor, 2022 15:21

Autoritetet greke raportojnë për zbulimin e një linje korrupsioni në pikën doganore të Follorinës, ku kalojnë shtetas shqiptarë. Shërbimi i Punëve të Brendshme njofton se oficerë të korruptuar policie në Departamentin e Kontrollit të Pasaportave, të gjithë të nivelit të ulët, merrnin rryshfete në shifrat 100 - 600 euro për lejimin e kalimit të shtetasve shqiptarë ndonëse ndaj tyre ka patur urdhër ndalimi për trafik droge. Sipas gazetës greke “Kathimerini” hetimi nisi pas urdhërit të

A minohet Demokracia në një vend ku ajo thjesht Inskenohet?

Postuar në 18 Tetor, 2022 19:09

Një ndër drejtuesit e Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar sot se drafti për ligjin kundër shpifjes është tërhequr.

E para, dua tju them se ndryshimet në ligjin për median, që kanë të bëjnë me shpifjen janë tërhequr nga propozuesi. Dua tju rikonfirmoj se ne e kemi tërhequr ato ndryshime ligjore që janë bërë para tre vitesh.

Arabia Saudite shpreh interesin për t'u anëtarësuar në BRICS

Postuar në 18 Tetor, 2022 17:38

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa ka deklaruar se Arabia Sauidte, një vend kryesor për furnizimin me naftë në botë, ka shprehur interes për t’iu bashkuar organizatës BRICS, e cila përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën, Afrikën e Jugut. Deklaratat u bënë pas vizitës së Ramaphosas në Riad dhe takimit të tij me princin e Kurorës, Mohammad bin Salman Al Saud.

Një numër vendesh po i qasen organizatës dhe ne u kemi dhënë atyre të njëjtën përgjigje që do të diskutohet me partnerët në BRICS dhe më pas do të merret një vendim

Zelenskiy: Nuk ka hapësirë për negociim. Rusia ka shkatërruar 30% të impianteve të energjisë

Postuar në 18 Tetor, 2022 13:47

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka deklaruar se vetëm javën e kaluar, Rusia ka shkatërruar 30% të impianteve të energjisë. Në dritën e këtij sulmi mbi infrastrukturën kritike të vendit, Zelenskiy ka bërë të qartë se:

Nuk ka mbetur hapësirë për negociim me regjimin e Putinit

Cavushoglu: Stabiliteti global, nën kërcënim. Bota turke, qendër e gjeopolitikës

Postuar në 17 Tetor, 2022 13:33

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavushoglu ka deklaruar gjatë një fjale të mbajtur në Takimin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Shteteve Turke se stabiliteti global është nën kërcënim.

Sot ne do të konsiderojmë këto zhvillime dhe vlerësojmë hapat që do të hedhim së bashku

ka thënë ai.

BE nuk do pranojë një satelit të Turqisë në Adriatik. SHBA po kërkon zëvendësuesin e Ramës

Postuar në 16 Tetor, 2022 14:09

Stavros Tzimas i gazetës greke “Kathimerini” ka publikuar sot një opinion mbi atë që e quan vallëzimi i çuditshëm i Edi Ramës me Erdoganin”. Shkak është fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë në KiE gjatë të cilit ka rënë në sy mbrojtja që z. Rama i ka bërë presidentit turk. Asgjë nuk e ka pishur humorin e të pranishmëve lidhur me raportin e Dick Martyt, sipas Tzimas ka qenë avokatia e Edi Ramës për Erdogan që ka çuar në refuzimin e darkës së punës të thirrur prej tij.

Saliu gënjen dhe prapë është. Luli është...po qe se do Saliu

Postuar në 16 Tetor, 2022 00:33

Sali Berisha i gënjeu prapë. Gënjeu demokratët e të gjitha llojeve, gjinive, sekseve, krahinave, pasi ide vështirë të gjesh aty. I gënjeu sepse nuk bëri protesta siç tha. Kështu ankohen nëpër media. Zhgarravisin lloj-lloj ankesash.

E vërtetë. Besohet. Pyetja është: sa herë do gënjehen këta intelektualë dhe njerëz të zgjedhur për të kuptuar që nuk janë për këtë punë? Një herë, dy herë, 10 herë, gjithë jetën? Duhet ta sqarojnë njëherë e mirë që ta dijë edhe njerëzia që te PD ka një Sali dhe një kope tuhafësh të cilëve ai u ka gjetur festen.

Hapet hetimi për blerjet e vaksinave anti-CoVid-19 nga institucionet e BE-së

Postuar në 15 Tetor, 2022 18:32

Prokurori Publik Europian ka hapur hetim mbi blerjet  nga institucionet e Bashkimit Europian të vaksinave kundër CoVid-19, një procedurë që ka në qendër Ursula von der Leyen, e përfolur gjatë se ka kryer marrëveshje personale me kreun e Pfizer.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor