Slideri Kryesor
Nuk dua një mandat të dytë si presidente e Greqisë
Katerina Sakellaropoulou shënoi tre vjet si Presidente e Greqisë, më 13 mars. Në një intervistë për Kathimerini, presidentja e parë femër e Greqisë flet për përvojën e saj në detyrë dhe rolin e saj në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
Foto/Produkte Made in Open Balkans në Verona
Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni në Verona, në kuadër të një aktiviteti për verën.
Takimi duket se ka qenë i përbashkët, pasi agjencia serbe Tanjug shkruan se presidenti Vuçiç takoi Melonin. Dhe se në takim mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë.
Vuçiç madje ka folur edhe për produket “Made in Open Balkan”, diçka që shërben për të promovuar idenë e hedhur kohë më parë për bashkëpunimin rajonal.
Samit katërpalësh për Sirinë jashtë strukturës perëndimore të sigurisë
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavushoglu ka njoftuar se në datat 3-4 prill në Moskë mbahet një samit katërpalësh në nivel zv.ministrash të Jashtëm me temë situatën në Siri. Pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Rusia, Turqia, Irani dhe Siria në vazhdën edhe të normalizimit të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Damaskut.
E djathta fiton në Finlandë, kryeministrja Marin pranon humbjen
Zgjedhjet e së dielës në Finlandë i dhanë fitoren të djathtës, pas një gare të ashpër elektorale.
Kryeministrja e majtë, Sanna Marin, pranoi humbjen përballë Partisë së Koalicionit Kombëtar, megjithëse rezultati është i ngushtë.
Spekullime për konflikt mes ushtrisë dhe grupit “Wagner”. Vritet blogeri pro luftës Vladlen Tatarsky
Është vrarë në Shën Petersburg një propagandist i njohur i luftës në Ukrainë, Vladlen Tatarsky. Një kuti me një statujë është dërguar në një bar e cil aka shpërthyer duke kënë të vdekur Tatarskyn dhe 25 persona të tjerë të plagosur.
Jakov Milatoviç zgjidhet president i Malit të Zi
Jakov Milatoviç është presidenti i ri i Malit të Zi. Fillimisht exit pollet, e më pas edhe rezultatet paraprake, treguan një epërsi të thellë të Milatoviç. Shtabi elektoral i Milatovçit shpalli fitoren vetëm pak pas nisjes së numërimit, ndërsa rivali Milo Gjukanoviç pranoi humbjen.
Siguria kombëtare dhe marrëdhëniet mes shteteve në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit
Në Tiranë është mbajtur këto ditë seminari me temë “Aksesi në Dokumentet Historike” me kontributin e Autoritetit të Dosjeve dhe në kuadër të një vizite të një delegacioni të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë këtij seminari, një fjalë e ka mbajtur edhe drejtuesja e Autoritetit, Gentiana Sula ka informuar se janë deklasifikuar 317 051 fletë dokumentacion, përveç 13 300 fletëve që u zbardhën gjatë muajit mars. Ndër të tjera Sula ka thënë se:
Kërkesë për Informacion Homeland Justice!
Lexojini materialet e hakeruara të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Hapini edhe ato të Ministrisë së Financave, Gledis Nanos, SHISH-it e kështu me radhë. Gjen aty gjithçka, sekrete jo. Sekreti në kohën që jetojmë fshihet nëpër rreshta, në një shkresë përcjellëse që bëhet sa për të lënë gjurmë, në një udhëzim që bëhet për tendera të caktuar e kështu me radhë.
Shkodër o qytet i bekuar, po vjen Beneti me thesin e pashpuar!
Në disa media është shfaqur një shkrim propagandistik për kandidatin e PS-së në Shkodër, Benet Beci. Shkrimi, që manifeston një aftësi për të thjeshtuar deri në gjuhë grafitesh në mure dallimin mes Becit dhe Bardh Spahisë së PD-së, ndër të tjera thekson:
AKEP-it i marrin rreth 20 gb material, Asnjë reagim!
Ka kaluar në heshtje procesi i hakerimit të një pjese të madhe të dokumentacionit të gjeneruar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare nga grupi “Homeland Justice”. Bëhet fjalë për rreth 20 gigabyte dokumentacion që qarkullon dhe aksesohet lirshëm, e i cili përfshin që nga ankesa qytetarësh për portabilitet numri telefonik, e deri te kërkesat për përgjim numri për llogari të hetimeve penale.
