Slideri Kryesor

Arrestohet Fredi Beleri

Postuar në 12 Maj, 2023 08:20

Kandidati i koalicionit, ‘"Bashkë Fitojmë" në Himarë, Fredi Beleri është arrestuar mesnatën e sē premtes.

Beleri ndodhej në restoranin e tij në Himarë kur u shoqërua ne polici, me dyshimin për blerje votash.

Kandidati i të djathtës u shoqërua nga uniformat blu të komisariatit të Himarës, për llogari të Prokurorisë së Vlorës.

Pas këtij të fundit, Beleri u transferua në Vlorē.

Kur “faqja e bardhë” lutej ta takonte “faqen e zezë”

Postuar në 11 Maj, 2023 23:59

Gjatë një interviste në studion e “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar ndër të tjera se nuk pranon të bëjë debat me Sali Berishën si një person non grata dhe mashtrues. Përtesj kësaj, z. Rama ka shprehur mesazhin e partnerëve perëndimorë që Sali Berisha duhet të dalë nga skena. 

Po kështu kryeministri ka deklaruar se nuk ka dashur asnjëherë të bëjë debat me Sali Berishën pasi e ka ditur se ka qenë “faqja e zezë”. 

Lojë lufte larg vijës së frontit

Postuar në 11 Maj, 2023 19:29

"Kur i thërret Atdheu, kadetët marrin armët pa hezitim dhe ngrihen për të mbrojtur tokën e tyre amë". Kjo është diçitura e njërës prej fotove të njësisë ushtarake Cascade, e cila mbledh politikanë rusë të karrierës dhe fëmijët e tyre në moshën e ushtrisë. Në kanalin e saj në Telegram, Njësia OBTF Cascade ka plot video që tregojnë dronët rusë që bombardojnë, ndërsa në sfond luhet muzikë metal. Fotot tregojnë ushtarë të përgatitur fizikisht e të pajisur mirë.

Por realiteti në front është krejt tjetër nga ai që ata i tregojnë botës.

Anil Seth: Nocioni i shpirtit mund ta ketë tejkaluar dobinë e vet

Postuar në 11 Maj, 2023 13:42

Vetëdija si halucinacion i kontrolluar.

Chomsky: Rusia po lufton më njerëzisht sesa SHBA në Irak

Postuar në 10 Maj, 2023 23:00

Gjuhëtari Noam Chomsky ka qenë shpesh kritik i zëshëm i politikës së jashtme. Për herë të parë, në vitin 1967, eseja e tij «Përgjegjësia e intelektualëve» botuar në New York Review of Books, akuzoi klasën intelektuale amerikane se po u jepte tone të buta veprimeve të qeverisë amerikane dhe mizorive të kryera në Vietnam.

The Story/Votë dhe Pranga!

Postuar në 10 Maj, 2023 21:40

Ka një modë vipash në Tiranën mediatike që po zëvendëson gazetarin me priftin dhe të intervistuarin me rrëfimtarin. Ka një prirje që llogaridhënien me pyetjet reale që i takojnë ta zëmë një politikani të zëvendësohen me “biseda të ngritura”, intelektuale, që ngrihen sipër problemeve të Shqipërisë. 

Shembulli i fundit, dalja e kryeministrit Edi Rama në Top Story në Top-Channel. 

Italia njofton tërheqjen nga nisma kineze "Një brez, një rrugë"

Postuar në 10 Maj, 2023 17:26

Italia ka njoftuar tërheqjen nga nisma kineze “Një brez, një rrugë”. Vetëm katër vjet pasi aderoi në nismën që u pa në Perëndim si përpjekje e Pekinit për ndikim gjeopolitik, Roma zyrtare po tërhiqet përmes qeverisë së djathtë të Giorgia Melonit. Para saj, qeveria e drejtuar nga bankieri, Mario Draghi, vendosi ngrirjen e marrëveshjes, shenjë kjo e reflektimit të Italisë që nuk mund t’i lejojë vetes të ndjekë politikë pragamtiste në këto kohë.

Selanik/Kompromisi për detin, shumë i afërt. Parimi i Ekitesë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese erdhi nga Turqia

Postuar në 10 Maj, 2023 13:06

Në një diskutim online me temë “Marrëdhëniet greko-shqiptare në kontekstin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”, moderuar nga profesori Ioannis Papageorgiou, janë marrë në shqyrtim rrjedhojat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për marrëveshjen detare për detin, firmosur në vitin 2009.

Borissov propozon Komisioneren e BE-së për Inovacionin, Mariya Gabriel për kryeministre të Bullgarisë

Postuar në 10 Maj, 2023 12:35

Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, ka njoftuar se partia e tij e qendrës së djathtë, GERB, do të propozojë Komisioneren Europiane për Inovacionin, Mariya Gabriel si emër për detyrën e kryeministrit.

Rezolutë për shpalljen si terrorist grupimin "Wagner"

Postuar në 10 Maj, 2023 12:21

Parlamenti francez ka miratur një vendim përmes të cilit e konsideron grupin "Wagner" si entiet terrorist. Votimi ka marrë unanimitet të plotë, nga 331 të pranishëm të gjithë kanë votuar Pro. Rezoluta e parlamentit francez nuk ka karakter detyrues, por i bën thirrje BE-së të listojë grupin në fjalë si pjesë të grupeve terroriste.

Po kështu, media të ndryshme, raportojnë se në rrugën e këtij vendimi është edhe Britania e Madhe, një qasje kjo politike që paralajmëron konfrontim global, për shkak se grupi në fjalë operon në disa vende të botës.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor