Slideri Kryesor
Meta ndan rrugët me Berishën
U krijua për t'i mundësuar Sali Berishës dhe mbështetësve të tij regjistrimin ne zgjedhjet lokale të 14 mjait, por tashmë koalicioni “Bashkë Fitojmë” mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur. Nuk dihet nëse rrugët e Metës dhe Berishës ndahen përfundimisht, por ajo që ka krisur raportet mes tyre është afrimi i Sali Berishës me grupin e deputetëve të Gazmend Bardhit.
“Na pranoni në Shengen, t’ju hapim rubinetat e gazit”
Kundërshtimi i Austrisë për pranimin e Rumanisë në zonën Shengen është implikuar në ndërtimin e një gazsjellësi. Neptun Deep, një fushë gazi në brigjet e Rumanisë, pritet të pompojë 10 miliardë metra kub gaz në vit që nga viti 2027. Pronare e një pjese të fushës së gazit është kompania austriake energjetike OMV.
Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, ka lënë të kuptohet se qeveria nuk do të kalojë një ligj që lidhet me gazsjellësin nëse Austria nuk heq veton për pranimin e vendit të tij në Shengen.
“Dora” e Iranit në sulmet ndaj Izraelit
Sulmi i papritur i së shtunës ndaj Izraelit në fakt nuk ka qenë dhe aq i papritur. Mediat e huaja kanë nisur të raportojnë për përgatitjen e tij disa muaj para së shtunës së 7 tetorit.
Një luftë që trondit shumë ekuilibra
Irani e pranoi se e ka mbështetur dhe do të vijojë ta mbështesë Hamasin në sulmet që nisi të shtunën ndaj Izraelit. Yahya Rahim Safavi, zëdhënës i ushtrisë së liderit suprem, Khamenei, tha në një deklaratë për shtyp se do t’i mbështesë luftëtarët islamistë “deri në çlirimin e Palestinës dhe Jeruzalemit”.
Zërit të Safavit, një ish-komandant i Gardës Revolucionare, i janë bashkuar edhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë.
Jeta mund të lindë edhe pa karbonin
Reaksione kimike falë të cilave jeta bëhet e mundur mund të ekzistojnë në planetë të ndryshëm, por në forma të tjera nga ato që njohim sot. Karboni, si element mbi të cilin bazohet jeta në Tokë, mund të mos jetë një prej tyre.
Në Tokë, jeta bazohet në përbërjet organike. Këto molekula janë të përbëra nga karboni dhe shpesh përfshijnë elementë të tjerë si hidrogjeni, oksigjeni, azoti, fosfori dhe squfuri.
Studiuesit kanë spekuluar prej kohësh se në një ekuacion të ngjashëm në një planet tjetër, rolin e karbonit mund ta luajë silikoni.
“Nëse nisim luftë të re me Armeninë, faji është i Francës”
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e sheh mbështetjen ushtarake që Franca i ka ofruar Armenisë si një vendim që mund të bëhet shkak për hapjen e një konflikti të ri në Kaukazin Jugor.
Deklarata vjen pak ditë pasi vetë Aliyev u tërhoq nga një takim i ndërmjetësuar nga BE me kryeministrin armen, duke pretenduar se Brukseli po i del në krah Armenisë.
Aliyev kritikon qasjen e BE-së - dhe veçanërisht pozicionin e Francës.
Mbi 500 të vrarë në Gaza dhe Izrael, sinjale për përshkallëzim në vendet fqinje
Të paktën 250 persona janë vrarë në Izrael, sipas mediave vendase, ndërsa rreth 1500 janë të plagosur. Bilanci i deritanishëm e bën sulmin e papritur të së shtunës në Izrael një nga më të vdekjeprurësit përgjatë dekadave të fundit.
Ndërsa në Rripin e Gazës janë më shumë se 232 të vrarë dhe 1700 të plagosur nga kundërpërgjigjja izraelite, raportuan autoritetet palestineze.
Tërmet 6.3 ballë në Afganistan, qindra të vdekur
Një tërmet 6.3 ballë goditi Afganistanin, duke lënë të vdekur mbi 120 persona e duke plagosur 1 mijë të tjerë. Tërmeti e pati epiqendrën 40 km nga qyteti perëndimor i Heratit, rreth orës 11 :00, me orën lokale dhe u pasua nga tre lëkundje të tjera më të lehta.
Projekt me 6 pika për rendin ndërkombëtar. "Ndikimi perëndimor, një skemë gjigande piramidale lufte dhe ekspansioni"
Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për nevojën e rindërtimit të rendit ndërkombëtar gjatë një takimi të përvitshëm në Valdai Club, që këtë vit kishte temën: "Multipolaritet i ndershëm: Si të garantohet siguria dhe zhvillimi për të gjithë". Në fjalën e vet Putin fajësoi Perëndimin për gjendjen e tanishme ndërkombëtare duke akuzuar elitat e tij për “qasje kolonialiste”.
Sulm masiv i Hamasit mbi Izraelin. Netanyahu shpall luftën
Botës i është shtuar në menunë e konflikteve të nxehta edhe ai më tradicionali për kohën tonë: izraelito-palestinez. Media të shumta raportojnë se të shtunën militantë të grupimit islamik palestinez, Hamas kaluan përmes Rripit të Gazës në territorin izraelit dhe nisën bombardimin me mijëra raketa. Të dhënat për viktima ndryshojnë shumë shpejt, por deri më tani flitet për të paktën 100 të vdekur nga pala izraelite dhe qindra të plagosur.