Slideri Kryesor

Tërmet me magintudë 7.6 godet Japoninë qendrore

Postuar në 01 Janar, 2024 16:45

Një tërmet me magnitutë 7.6 ka goditur sot Japoninë qendrore me epiqendër në Ishikawa. Pamjet video tregojnë forcën e lëkundjeve dhe cunamin pasues në vend.

Në Çanakale, ku luftuan e drejtuan otomanët shqiptarë

Postuar në 01 Janar, 2024 16:04

 

Çfarë domethënë kjo? Beleri nxirret me polici nga varrezat!

Postuar në 31 Dhjetor, 2023 19:50

Disa pamje nga ceremonia e varrimit të gjyshes së Fredi Belerit në Himarë sot ilustrojnë se çfarë absurditeti ka gjeneruar kjo ngjarje. Policë që mësyjnë në varreza dhe nxjerrin me dhunë një njeri që nuk ka ku të shkojë. Çfarë kuptimi ka kjo? Cila etikë, cili kod justifkon një sjellje të tillë? Asnjë veç kodit të z. Rama për të treguar sesa i papërkulur është ndaj Grekut.  Ose Liridalja prej 6 orësh do jetë shkelur me disa minuta. 

Kultura e një Lumi - VJOSA

Postuar në 31 Dhjetor, 2023 18:26

Nëse ka një kulturë të përbashkët që depërton kufijtë shtetërorë në Ballkanin e Jugut, kjo është ajo e Vjosës. Një lum me ngarkesë mitologjike, historike, monumentale dhe etnologjike. Grekë, vllehë, shqiptarë, myslimanë e kristianë, helenë, romakë, e kryqtarë, janë aty të shenjuar në rrënojat anëlumore të një vije që ka përjetësuar një marrëdhënie kaq të larmishme dhe kaq unike.

I parë përgjithësisht në optikën e një lumi rajonal, brenda Shqipërisë së Jugut, identifikues i Toskërisë, Vjosa është padyshim shumë më tepër. Është një horizont i një historie që vazhdon.

Trukimet bizantine serbe/Kush e gënjeu Hashim Thaçin?

Postuar në 31 Dhjetor, 2023 16:43

Në një intervistë për agjencinë “Tanjug”, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka treguar edhe një histori bisede me homologen gjermane, Anallena Berbok.

Ajo më pyeti se si e kemi mashtruar Thaçin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, sepse siç tha ajo, asnjë kryeministër shqiptar nuk do ta zbatojë atë marrëveshje

citohet Daçiç.

Xi Jingping: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm

Postuar në 31 Dhjetor, 2023 16:33

Presidenti kinez u shpreh më i vendosur se asnjëherë për ribashkimin e Tajvanit me Kinën. Në fjalimin e fundvitit, me një ton më të fortë se vitin e kaluar, Xi Jingping tha se ribashkimi i Kinës me Tajvanin është i pashmangshëm. Deklarata vjen vetëm dy javë para se ishulli i pretenduar nga Kina të zgjedhë një udhëheqës të ri.

A e braktisën serbët e Kosovës Aleksander Vuçiçin?

Postuar në 31 Dhjetor, 2023 14:09

Ndërkohë që opozita serbe po proteston në Beograd për parregullsitë e pretenduara në zgjedhjet e 17 dhjetorit, në skenë kanë dalë edhe pakënaqësi nga serbët e Kosovës. Mediat opozitare serbe citojnë kreun e Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës, Momçillo Trajkoviç, sipas të cilit “koha kur serbët e Kosovës mbështesnin Aleksander Vuçiç ka kaluar”. Trajkoviç pretendon se në protestën e organizuar nga opozita serbe kanë marrë pjesë shumë serbë të Kosovës, për shkak të vendimeve që kanë marrë autoritetet e Beogradit.

Ka vetëm një Berishizëm: Ai Mediatik, e që prodhoi heronjtë e rremë të Fjalës së Lirë

Postuar në 31 Dhjetor, 2023 12:26

 

Ka nisur të celebrohet në disa media dhe nga disa njerëz të gazetarisë ai që po quhet fundi i Berishizmit. Në variantin më të thjeshtë me berishizëm nënkuptohet ideja e paprekshmërisë, e pandëshkueshmërisë, e sunduesit përkundrejt qeverisësit.

Po bëhet shteti! Belerit i jepet leja për të marrë pjesë në varrimin e gjyshes!

Postuar në 31 Dhjetor, 2023 11:59

Çfarë ironie! Fredi Belerit i ka vdekur gjyshja dhe i është dhënë leje për të shkuar në varrim. Këto thonë burime pranë kryetarit të zgjedhur të Himarës.

Të hidhej një vrap nga Bashkia mos bënte betimin? Sot është edhe e diel, këshilli me siguri që ka prenotuar për të udhëtuar jashtë se fundviti. Ja pra se kush e mbron Shqipërinë nga helenizmi dhe nga çdo rrezik kombëtar: Rastësia! E dielë, 31 dhjetor, një vaki! Nuk mund të themi që gjykatat tona nuk janë humane. Absolutisht që janë por edhe drejtësinë e kanë në zemër si një rabin Librin!

Banorët e Tiranës, më të pakënaqurit në Europë

Postuar në 30 Dhjetor, 2023 23:09

Zyrihu është qyteti europian me cilësinë më të mirë të jetës, sipas perceptimit të banorëve të tij.  Pas tij vijnë Kopenhaga dhe Gröningen, ku 95% e banorëve deklarojnë se janë të kënaqur.

Raporti mbi cilësinë e jetës në qytetet europiane bazohet mbi një sondazh të publikuar për herë të parë në vitin 2007, i cili mat perceptimin e qytetarëve në 83 qendra urbane europiane. Intervistat janë bërë në prill me një kampion prej 71 153 personash.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor