Slideri Kryesor
Pikëpyetjet e marrëveshjes Rama-Meloni
Marrëveshja e bërë publike në fillim të kësaj jave mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare ishte e papritur edhe për vetë Bashkimin Europian. Ajo u bë e para marrëveshje në Europë, falë së cilës azilkërkuesit që mbërrijnë në një vend, zhvendosen menjëherë në një tjetër.
Meloni dhe Rama mund të kenë punuar për muaj me radhë me të, por marrëveshja ka disa aspekte problematike sa i takon logjistikës, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve europiane e italiane për emigracionin.
Marrëveshja e përmbledhur
Putin: NATO po tejkalon edhe dokumentet e veta doktrinale
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Perëndimin dhe konkretisht NATO-n se po kapërcen kufijtë fizikë të operacioneve të veta duke shkelur madje në këtë mënyrë edhe vetë dokumentat e veta doktrinale.
SHBA po e tërheq të gjithë aleatët e vet më tej në orkestrimin e një situate të tensionuar në rajonin e Azi-Paqësorit, duke u përpjekur të krijojë një aleancë të re politike dhe ushtarake aty, përfshirë shtete rajonalë
Plani izraelit: Kanadaja, destinacion i mundshëm për palestinezët e Gazës
Ministria izraelite e Inteligjencës ka hedhur idenë e zhvendosjes së refugjatëve palestinezë jashtë vendit. Rreth 1.4 milionë palestinezë janë zhvendosur nga Gaza, ndërsa të tjera largohen çdo ditë. Ndërsa shumica e tyre i janë drejtuar kufijve me Egjiptin në jug, pasi Forca Mbrojtëse e Izraelit po godet në veri, aty ku janë përqendruar forcat e Hamasit, vendi se ku do të zhvendosen 2 milionë palestinezët e Gazës u kthye në shqetësim për Perëndimin.
Ehud Olmert: Bibi është i shkatërruar emocionalisht dhe po gabon rëndë!
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është "shkatërruar emocionalisht" nga dështimi i tij masiv në sigurinë kombëtare dhe tani po i bën llogaritë gabim. Ehud Olmert, paraardhësi i Netanjahut, thotë në një intervistë për Politico se kryeministri izraelit është rrezik për vendin.
Arrigo Sacchi: Gënjejmë veten për madhështinë e Italisë
Arrigo Sacchi është 77 vjeç dhe pesëdhjetë prej tyre i ka kaluar si trajner. Trajneri që më shumë se kushdo tjetër ka shënuar dhe ndryshuar historinë e futbollit modern, përshkruan Italinë në një intervistë për Corriere-n.
Një vend i përkushtuar ndaj taktikave, ku duket se ka rëndësi vetëm e mira individuale dhe jo kolektive, ku njohjet kanë më shumë rëndësi se dija.
Edhe Gjermania dakord me skemën neo-koloniale të Ruandës. Kërkon vende në Afrikë
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka pranuar, pas një mbledhjeje maratonë me liderët rajonalë të Gjermanisë, që të shohë mundësinë e trajtimit të një marrëveshjeje Britani-Ruanda për migracionin.
Qeveria Federale do të shqyrtojë nëse mbrojtja e statusit të refugjatit mundet po ashtu të përcaktohet në të ardhmen në vende të treta apo tranzite, në përputhje ne Konventën e Gjenevës mbi Refugjatët dhe Konventën Europiane mbi të Drejtat e Njeriut
është shprehur Scholz.
Në Itali sugjerohet plan emergjence për supervullkanin në Napoli
Në Itali, rreziku për shpërthimin e vullkanit të Napolit është rritur. Ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci, gjatë një raportimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit, tha se analizat kanë treguar praninë e magmës në sipërfaqen e Fushave Flegraeane, çka e bën të domosdoshëm monitorimin e vazhdueshëm.
Serbët në Kosovë/Mosbesim tek institucionet, frikë nga Lista Srpska, besim te Kisha dhe KFOR
Qendra "Demostat" në Serbi raporton për një situatë dramatike për serbët e Kosovës. Pas incidentit të Banjskës më 24 shtator të këtij viti, rënia e besimit tek institucionet e Kosovës është maksimale dhe kjo ka ardhur që me ikjen e serbëve prej tyre.
Izraeli ka vetëm 2-3 javë kohë
Ish-kryeministri izraelit, Ehud Barak, thotë se Izraelit i kanë mbetur vetëm disa javë për të eliminuar Hamasin, pasi opinioni publik - më së shumti në SHBA – po kthehet me shpejtësi kundër sulmeve të tij në Gaza.
Shqipëria nuk është vetëm e Shkëlzenit dhe e Zahos, por edhe e fëmijëve tanë
Disa vite më parë, kur nisi të diskutohej ideja Vuçiç-Thaçi për ndarjen e Kosovës, qarkulloi në disa media apo gazetarë mendimi se nëse do të arrihej në paqen serbo-shqiptare, dyshja në fjalë do të shërbehej me çmimin Nobel për Paqen. Nuk është e jashtëzakonshme: çmimin në fjalë e ka marrë Obama që urdhëronte vrasje dhe sulme ushtarake, e ka marrë edhe një person si Arafat që e nisi karrierën me sulme terroriste.