Slideri Kryesor
PD akuza Tahirit: Pjesë e trafikut të drogës, u përgjua nga italianët
Akuzat e Partia Demokratike në adresë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri këtë herë janë akoma më të rënda. Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Arben Ristani deklaroi se në raportet e policisë italiane del gjithnjë e më shumë përfshirja e Saimir Tahirit në trafikun e lëndëve narkotike. Si shembul për këtë, Arben Ristani solli në kujtesë dy operacionet e fundit të policisë italiane; kapjen e grupit që trafikonte deri në 1 ton heroinë në vit në Itali dhe e avionëve të vegjël që përdoreshin për trafik droge nga Shqipëria.
Të dështuar zyrtarisht: Rritje taksash për 2016-ën. Asnjë sqarim se çfarë ofrohet në këmbim të rritjes së barrës fiskale
Tani nuk është më sekret: për vitin 2016 parashikohet rritje tjetër e taksave. Mediat raportojnë se do të rriten akciza e birrës, akciza e verës. Nuk ndryshoj akciza e cigareve – që edhe kështu është më e larta në rajon, hiqet akciza e llambave, gomave, baterive dhe fishekzjarreve me argumentin mjeran se “ka shumë kontrabandë dhe kështu rekomandon FMN dhe Harvardi”. Do të rriten taksat mbi primet e shkruara për kompanitë e sigurimit nga 3% në 10%. Rritet tarifa për rentën minerare dhe taksa mbi pasurinë.
"Jo” Europës për refugjatët sirianë. Jemi pa brekë në bythë për vete”
Çështja e refugjatëve sirianë dhe jo vetëm që po mësyjnë Europën po futet më rend të ditës edhe në Shqipëri. Pas fjalës së djeshme në Parlament, ku kryeministri shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në menaxhimin e kësaj situate, gazeta “Shekulli”, që është pranë qeverisë, përcjell një opinion të kundërt. Si arsye nxiret pamundësia e Shqipërisë dhe fakti se Europa as në këtë rast nuk ka për të ndihmuar. “Koncesioni i radhës, i kërkuar nga BE, me në krye Gjermaninë.
Fleckenstein: Shqipëria duhet të bëjë reforma serioze
Në një intervistë për Deutsche Welle-n e raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein thotë se Shqipëria duhet të bëjë reforma serioze në shumë fusha. “Së shpejti do të përgatis një raport tjetër për kolegët e mi në Komitetin e Punëve të Jashtme në Parlament mbi progresin e vendit në të ashtuquajturat prioritetet kyçe. Këto prioritete duhet të plotësohen para se vendi të mund të hapë negociatat për pranimin në BE. Unë jam duke pritur që Komisioneri për Zgjerim të prezantojë Progres Raportin 2015 për Shqipërinë.
Ambasadori Lu: Qeveria t’u japë vendorëve paratë dhe pushtetin që u duhen
Ambasadori i SHBA-së thekson nevojën që qeverisjes vendore t’i jepen paratë dhe pushteti i duhur, për të përmirësuar shërbimet dhe për të vijuar reformat në nivelin vendor. Gjatë fjalës së tij në konferencën për qeverisjen vendore, ambasadori Donald Lu tha se qeveria qendrore duhet të investojë drejtpërdrejt tek vendorët, duke mos lënë pa fonde bashkitë e djathta. “E kemi nxitur kryeministrin dhe Ministrin e Financave që tu japin administratave vendore paratë dhe pushtetin që nevojitet për të përmirësuar shërbimet dhe për të vazhduar reformat në nivelin vendor.
Faksimile/Nasip Naço rezulton i përfshirë me çështjen e matësave të energjisë
Një ditë më parë u bë i njohur kallëzim penal i një biznesnmeni, Venigjer Begaj, i cili kërkon detyrime të pashlyera nga CEZ për koaludimin e matësave. Historiku rrëfyer nga Begaj sillte akuza edhe për implikimin e ministrit aktual të Drejtësisë, Nasip Naço, që në një status në Facebook, ka mohuar të ketë lidhje e të jetë përfshirë në cilësinë e ish-ministrit të Ekonomisë(http://www.respublica.al/2015/10/29/mund-të-rihapen-hetimet-për-serverin-e-tatimeve).
Basha: “Jemi për krjimin e Senatit. Edi Rama propozoi sistemin me prim". Dhe një denoncim për një përgjim të Sajmir Tahirit(përditësuar)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbardhur sot në emisionin “Opinion” se ai dhe kolehgët e tij kanë si ide reformuese për legjislativin shqiptar krijimin e senatit. “Senati, për mendimin tim nuk do të ketë termin e kryeministri, pra nuk do të ketë lidhje me qeverinë. Po kështu, senati mendoj se mund të zgjidhë disa çështje që sot adresohen te Gjykata Kushtetuese. Nga ana tjetër mendoj që të ulet numri i deputetëve në dhomën e parë”, tha Basha. Ai ka nënvizuar se këto janë ide që po diskutohen, por që do të duhet të diskutohen me kundërshtarët e tij politikë.
Goditja e PD për Frangajn, “hakmarrje” për afrimin me Ramën apo axhendë personale e Bashës?
Në media ka marrë së fundmi vëmendje një debat që lindi pas një konference për shtyp të Partisë Demokratike për një ndërtim në Golem, pas të cilit sipas opozitës që qëndron Aleksandër Frangaj.Duhet thënë se denoncimi nga foltorja e Partisë Demokratike i një aktiviteti privat të Aleksandër Frangajt, aq më tepër të miratuar në kohën e qeverisë Berisha krijoi jo pak habi në rrethet mediatike dhe ato politike.
Përgjigjet e kryeministrit për jaguarët me qira, tenderin e hemodializës dhe godinën e OSHEE-së
I sapo kthyer nga Hong Kongu kryeministri Rama u ka dhënë përgjigje disa akuzave të opozitës për tendera të dyshimtë dhe përfitime nga klientë të qeverisë. Pretendimeve se blerja e 22 maikinave qeveritare është një aferë ku përfiton miku i tij Papuli, Rama i është përgjigjur se marrja me qira e makinave thjesht i shkurton shpenzimet qeverisë.
Debati i Metës me folësen e Zërit të Amerikës. Pyetjet që tensionuan bisedën dhe ngjashmëria me intervistën e Edi Ramës (Video)
Ashtu si çddo politikan shqiptar edhe kreu i kuvendit Ilir Meta nuk ka lënë pa e shfrytëzuar dritaren e Zërit të Amerikës gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por intervista e tij në seksionin shqip të VOA-s kaloi me tension pas pyetjeve të gazetares se a ndjen nevojën kryetari I Kuvendit të largohet pas 25 vitesh në politikë kur për më tepër që emri I tij është përfolur për korrupsion dhe së fundmi në aferën DIA-CEZ. Meta i sugjeroi folëses së Zërit të Amerikës që ta fillojë gazetarinë nga e para.
