Slideri Kryesor
Thellohet krisja PS-LSI, mazhoranca përçahet edhe në Përmet
Në Tiranë flitet për një paqe mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, por duket se në bazë nuk duket e njëjta gjë. Pas Shkodrës, Dibrës dhe Prrenjasit, edhe në Përmet shënohet një tjetër precedent për ndarje të votave të PS-së me LSI-në. Zgjedhja e sekretarit për Këshillin e Qarkut ka bashkuar votat e socialistëve me të demokratëve. Kandidati socialist, Veli Mehmeti ka fituar me 14 vota pro, dhe tetë kundër të LSI-së. Vetëm një javë më parë në Prrenjas, ka qenë LSI që ka bashkuar votat me PD-në për të bllokuar kandidaturën e PS-së për sekretarin e këshillit.
Lajm shokues për Serbinë, BE i kërkon njohje të drejtëpërdrejtë të Kosovës
Në raportin e saj “lajmi.net” shkruan se Serbia të mërkurën në Bruksel ka marrë një lajm shokues. BE i ka kërkuar asaj njohje të drejtëpërdrejtë të Kosovës. Gazeta serbe “Novosti” shkruan sot, se teksti i projektplatformës për Kapitullin 35, i cili të mërkurën në Bruksel i është dorëzuar Marko Gjuricit, Shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka 49 pikë, shumica e të cilave nuk janë neutrale ndaj statusit, por çojnë në njohjen e drejtpërdrejt të pavarësisë së Kosovës, transmeton “lajmi.net”.
0:2/Serbia merr fitore të pastër në Elbasan(foto)
Kolarov dhe Llajiç kanë mbyllur ndeshjen me Shqipëri - Serbi, e vlefshme për Europianin, në katër minutat e fundit të saj. Madje në shtesë. Ekipi serb ka marrë kështu një fitore të pastër në Elbasan Arena kundër Shqipërisë, në një nseshje ku përfaqësuesja jonë u paraqit shumë dobët. Në stilin e lojës tradicionale të mbrojtjes me heqje topi, me boshllëqe në mesfushë, pa energji dhe fantazi për të ndërtuar aksione, kombëtarja shqiptare ka lëshuar veten në fund. Dy golat e serbëve erdhën edhe si rezultat i formës më të mirë fizike.
Më në fund edhe kryeministri u zbërthye për CEZ-in. Pas marrjes – vesh me aleatin...
Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në Parlament për aferën e CEZ-it. Ka folur gjatë dhe me detaje, ka sqaruar dinamikën e marrëdhënies së CEZ-it me qeverinë shqiptare dhe me kompanitë e mbledhjes së borxheve. Ka sqaruar shqiptarët se afera fsheh pazaret e Sali Berishës, që qëndron sipas tij edhe pas vendimit të ERE-s, në vitin 2010, që uli çmimin e shitjes nga KESH drejt CEZ në 1,48 lekë. Kur vjen puna për hetimin ndërkombëtar, Edi Rama, ka përcjellë besimin që ka fituar te sistemi i drejtësisë në Shqipëri.
Ndoshta PD-ja duhet të dalë me qëndrim zyrtar: A e njeh Zogun ende mbret të Shqiptarëve?
Sot Partia Demokratike shpërndan një njoftim për pjesëmarrjen e kryetarit të saj, Lulzim Basha, në ceremoninë familjare të përkujtimit të ditës së lindjes Ahmed Zogut, monarku i Shqipërisë, në periudhën 1928 – 1939. Zogu është një figurë historike e cila është në shqyrtim e sipër, për të është hedhur shumë baltë dhe puna për nxjerrjen në kontesktin e objektivitetit është ende e madhe. Mirëpo kjo vlen fillimisht për historianët, e mandej për politikën, e cila të paktën aspektin formal e ka për detyrë ta ruajë.
Njësia speciale ROSU e Kosovës instalohet në Elbasan
Përveç policisë së Shqipërisë, rendin në Elbasan janë duke e ruajtur edhe policia e Kosovës. Sipas raportit të agjesisë së lajmeve “Express”, njësia speciale e Kosovës, “ROSU”, ka udhëtuar drejt Elbasanit për t’iu dalë në ndihmë kolegëve të tyre nga Shqipëria, për ta mbajtur rendin gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Mësohet se ardhja e trupave të Policisë së Kosovës është në kuadër të një marrëveshjeje me policinë shqiptare.
Video/"Ja le gati partinë, ta katandisi kashtë e koqe"
E vërtetë tingëllon:
Beogradi merr masa ndaj ambasadorit tonë. “Ose do shpallet non grata, ose do i mohohet çdo kontakt zyrtar për 6 muaj”
Një gur i hedhur në drejtim të autobusit të ekipit kombëtar serb dhe marrëdhëniet diplomatike janë tronditur. Qesharkja është bërë normale tashmë në raportet serbo-shqiptare, teksa për këtë shkak, Ministria e Jashtme serbe ka përcjellë një notë verbale proteste. Ose më saktë është përpjekur, pasi ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, është përgjigjur në mënyrë origjinale: nuk ka hapur telefonin.
Video/Pas vezëve, opozita në Kosovë hedh gaz lotsjellës në sallë
E rrallë, Berisha e Rama bashkë në foltore për CEZ (Video)
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama qëndruan bashkë në foltoren e kuvendit. Ndërsa Berisha lexonte një pjesë nga dokumentet për aferën e CEZ, Edi Rama ka marrë të gjithë vëmendjen e sallës, duke qëndruar në krah të tij. Në fillim, kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka dhënë fjalën Edi Ramës për të folur, por Berisha tashmë ishte nisur nga vendi i tij, me dokumenta në duar. Rama ka preferuar të mos këmbëngulë për të folur i pari, por ka zgjedhur të qëndrojë afër Berishës herë duke parë orën, e herë duke miratuar me kokë, për atë që lexonte Berisha.