Slideri Kryesor
Meta frenon Ramën: Të gëzojmë, por të mos harrojmë përmbytjet
Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i pyetur nga mediat për situatën e përmbytjeve dhe çfarë po bën qeveria për këtë gjë, tha sot se pritet që të ketë mot të vështirë, ndaj dhe “shpresoj që gëzimi i këtij kualifikimi të merituar të mos çojë në zbehjen e vëmendjes nga problemi real dhe shqetësues në jug të vendit dhe kudo tjetër ku situata mund të vështirësohet”.
Lojë e re elektorale me votën e emigrantëve?
Paqja mes Ilir Metës dhe Edi Ramës është në të vërtetë një bashkëjetesë në një fushë ku secili minon rrugën e tjetrit. Me atë që ndodhi së fundmi me aferën e CEZ-it dhe mënyrën sesi ajo u mbyll, u provua se deri më 2017-ën do të ketë një qetësim relativ të raporteve, por duke u përgatitur për vitin e vështirë elektoral. Dy partitë, zyrtarisht të majta, sidomos LSI favorizohen nga gjendja e tanishme e PD-së, e cila nuk po gjen dot kohezionin e nevojshëm. E megjithatë, tradita e tranzicionit mëson se ka disa instrumente që dy partitë e mëdha nuk i lëshojnë.
U harrua CEZ. Tani akuzat drejt PD-së/Ministria kallëzon penalisht Florjon Mimën dhe Enno Bozdon
Ministria e Energjisë dhe Industrisë, që drejtohet sot nga Damian Gjiknuri, ka depozituar kallëzim penal për dy ish-titullarët e saj, ish-ministrin Florjon Mima dhe ish-zv.ministrin Enno Bozdo. Akuza është shpërdorim detyre në transferimin e aksioneve të disa hidrocentraleve. “Shtetit i është shkaktuar dëm ekonomik dhe njëkohësisht blerësi ka përfituar padrejtësisht shumën prej 3.4 milon euro nga procesi i shitjes së HEC Ulëz Shkopet.
Fullani i pafajshëm, farsa e këtij vendi vazhdon
Me logjikë juridike, pranimi i gjykimit të shkurtuar nga ana e palës së akuzuar, nënkupton pranimin e akuzave. Në rastin Ardian Fullani, procedurialisht u pranua vazhdimi i seancave me gjykim të shkurtuar, por kjo “për ekonomi gjyqësore”. Thënë ndryshe, ishte një ftesë gjykatës për t’i bërë shpejt e shpejt etapat, por jo pranim i fajit. Kësisoj, të gjithë të kënaqur. Edhe pse prokuroria kishte kërkuar pesë vite burg, Gjykata e Tiranës vendosi të shpallë të pafajshëm sot ish-Guvernatorin e Bankës qëndrore Fullani.
Ardian Fullani shpallet i pafajshëm
Gjykata ka shpallur të pafajshëm ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Prokuroria ka këkruar pesë vjet burg për Fullanin, që sërish do të ulej për shkak të gjykimit të shkurtuar. Por gjykata vendosi lirimin nga akuza e shpërdorimit të detyrës. Ai u arrestua vitin e kaluar, në muajin shtator, pas skandalit të vjedhjes në BSH të një shume prej 713 milionë lekësh.
Kush po e vret idealizmin e kurdëve? A po krijohen shkaqe që Turqia të hyjë ushtarakisht në Siri?
97 të vrarët që përgjakën Ankaranë në "Marshimin e Paqes" ishin mbështetës të partisë prokurde të Demokracisë së Popujve. Içetin Çevik, fotoja e të cilit ka bërë xhiron e botës është një mësues që ishte zhvendosur në Ankara pasi vajza e tij kishte studimet në kryeqytetin turk.
Komisioni i Ekonomisë. Kodi Penal masa me burgim për mashtrim në doganë
E fundit ishte dhoma amerikane e tregtisë ajo që tërhoqi vëmendjen se fokusimi tek masat represive po shkakton efekt të kundërt tek biznesi shqiptar. Por sot Komisioni i ekonomisë po diskuton ndryshimet në kodin penal, në të cilin parashikohen masa të rrepta ndëshkimore. Zv.ministrja Beqiraj raportoi masat e ndëshkimit të parashikuara në këtë pr.ligj, ku bëri të ditur se mosdeklarimi i saktë ose i rremë në doganë dënohet me 7 vite burg. Zv.ministrja deklaroi se ashpërsimi i masave, të parashikuara në këtë pr.ligj bëhet në kuadër të luftës kundër informalitetit, njofton Monitor.
Merita është e këtij njeriu
Shqipëria nuk do të ishte në finalet e europianit, Francë 2016 nëse në pankinën e kombëtares nuk do të ishte Xhani De Biazi. Italiani besoi që në fillim se ekipi mund t'ia dalë të kualifikohet në një kompeticion të madh mjafton që në fushë të mos luanim vetëm me zemër, por edhe me tru siç ai vetë e ka përsëritur disa herë. Sepse për të luajtur futboll nuk mjaftojnë vetëm muskujt, dëshira dhe talenti, por mbi të gjitha inteligjenca. Dhe ajo që De Biazi injektoi tek ekipi i tij ishte disiplina taktike për të marrë maksimumin e rezultatit duke shfrytëzuar potencialin e grupit.
Fier, 550 familje dhe 150 biznese të përmbytura
Në qytetin dhe rajonin më të prekur nga përmbytjet, Fier, Shtabi i Emergjencës është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar rreth situatës së shkaktuar nga reshjet. Sipas Emergjencave Civile, në prefekturën e Fierit nga reshjet e shiut janë përmbytur 550 familje dhe 150 biznese, ndërsa 30 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në dy konvikte. Shtabi njofton se pas ndërprerjes së reshjeve të shiut, situata është normalizuar, ujërat janë tërhequr dhe Gjanica është rikthyer në shtratin e vet.
Të vetmit në rajon në Euro 2016. Danezët akuzojnë për trukim
Kombëtarja e futbollit kthehet sot në mesditë nga Armenia, ndërkohë që ajo merr me vete dhe një “trofe” tjetër: Shqipëria është vendi i vetëm ballkanik që është kualifikuar për Euro 2016, bashkë me Rumaninë nga ana tjetër e gadishullit. Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni, Greqi, Turqi… nuk janë kualifikuar. Kështu kuptohet edhe më mirë pse fitorja shqiptare ka shkaktuar çudi në mediat ndërkombëtare. UEFA dergoi kartolinen zyrtare online, (foto), ndërsa trajneri danez Morten Olsen, i dëmtuari direkt i ndeshjes së djeshme, deklaroi se gara e Jerevanit ishte e trukuar!