Slideri Kryesor
Vërejtja e Rexhep Qoses: Reformat e Ramës më të shpejta se revolucionet
Akademiku kosovar Rexhep Qosja, në një intervistë për gazetën “Dita” flet për vlerësimin që do i jepte qeverisjes së majtë: “Me ndryshimet e sendërtuara në politikën shtetërore, koalicioni i majtë, shikuar në përgjithësi, ishte kryesisht i suksesshëm”, shprehet Qosja. “Opozita po i qet në shpinë Edi Ramës, plot vagona me plot gënjeshtra. E kuptueshme. Intelektualët me mendje sipërore si Edi Rama dhe Rexhep Meidani në politikën ballkanike pashmangshëm ngarkohen me gurë e kusur”. Gjithsesi Qosja thotë se reformat e Ramës janë pak të shpejta nga “ç’mund të përligjë njëmendësia e Shqipërisë”.
Buxheti 2016 sjell përplasjet e para të vendorëve socialistë me Canin
Transferta e pakushtëzuar e fondeve për pushtetin vendor u kundërshtua dje nga drejtuesit e majtë të Bashkive të Durrësit dhe Elbasanit duke sjellë kështu dhe përplasjet e para. “Panorama” shkruan se Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini kanë kërkuar më shumë fonde për pushtetin vendor dhe kundërshtuan mënyrën e llogaritjes të tij. Shkak është pasi kriteri bazë për ndarjen e fondeve vendore do të përdoret koncepti i banorit rezident efektiv për popullsinë, sipas censusit, me 30 për qind të diferencës mes regjistrit të gjendjes civile.
Masat ekstreme për ndëshkimin e informalitetit, Malaj: Parlamenti të mos i miratojë
Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, duke folur për “Ora News” deklaroi se parlamenti nuk duhet të miratojë masat ekstreme për ndëshkimin e informalitetit. Sipas Malajt votimi kundër ndihmon edhe qeverinë. “Unë do tu lutesha kolegëve deputetë. Më vjen keq që qeveria pas reagimit nuk i pa vetë masat e ashpra që ka çuar në parlament, por nuk ka asgjë të keqe, nuk ka pse të vazhdojë ky debat. Është parlamenti që ka një mandat më të drejtpërdrejtë. Nuk ka pse të thuhet që parlamenti nuk mbështeti qeverinë e tij, por në disa raste është parlamenti filtri i fundit që nuk duhet ti miratojë ato.
Polemika me ortodoksët, qeveria i përgjigjet reagimit të Kishës ne portalin e transparencës
Në një përpjekje për të sqaruar pozicionin e qeverisë pas deklaratave të kryeministrit në parlament dhe reagimit të kishës ortodokse, stafi i kryeministrit ka përgatitur një njoftim të publikuar në portalin e hapur me iniciativën e këshilltarit të kreyministrit, Endri Fuga, transparenca.al
Qeveria thotë se qëllimi i deklaratave të kryeministrit nuk ka qenë inventari i investimeve të Kishës Ortodokse për mirëmbajtjen e objekteve të saj të kultit, por marraveshja mes tyre për restaurimin e disa kishave dhe manastireve, pjesë e trashëgimisë kukturore.
Ministri i Jashtëm grek kërkon mendimin e Agimit të Artë për emrin e Maqedonisë
Një parti e etiketuar si prorendëse e ekstremit të djathë dhe nacionalizmit radikal me drejtues të saj të akuzuar për krijim të organizatës kriminale, por kjo nuk e ka penguar ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias të kërkojë mendimin e kreut të Agimit të Artë, Nikos Mihaliolakos për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Letëra drejtuar Mihaliolakos i përket periudhës pas mbledhjes të Këshillit Kombëtar të Poitikës së Jashtme thirrur në 22 korrik të këtij viti nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe është konfirmuar nga Ministria e Jashtme greke.
PD angazhohet për çështjen rome
Deputetja e PD-së Albana Vokshi, përmes një letre të hapur drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj kërkon anullimin e vendimit për shpërnguljen me dhunë të 44 familjeve të komunitetin rom e egjiptian nga zona e Parkut Kombëtar në Tiranë. Deputetja Vokshi, e cila është dhe kryetarje e Komisionit Parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, e konsideron shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut, faktin që sipas saj, “dhjetra familje rome po dëbohen me forcë nga Liqeni Artificial, pas një urdhëri të Kryetarit të Bashkisë Tiranë”.
Reagon Kisha Orthodhokse e Shqipërisë: Kryeministrin e kanë keqinformuar
Kisha Orthodhokse Autoqefale ka reaguar sot ndaj disa deklaratave të kryeministrit Edi Rama në interpelancën e djeshme me Vangjel Dulen. KOASH hedh poshtë si të pavërteta pretendimet e kryeministrit se në dy vitet e fundit nuk është restauruar prej saj asnjë kishë.
Mandati i Arben Ndokës dhe Mark Frrokut, PD-ja kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve
Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, lidhur mme konstatimin e përfundimit të mandatit të deputetit për Mark Frrokun dhe Arben Ndokën. Arben Ristani shkruan se kjo çështje duhet të zgjidhet pasi siç është konstatuar asë fundmi zotërinjtë në fjalë, de facto vijojnë të jenë deputetë. “Sot, edhe pse i dorëhequr, Arben Ndoka, i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për favorizim prostitucioni dhe rrëmbim personi, vijon ende të jetë deputet.
Qeveria në sulm për të mbrojtur marrëveshjen me CEZ: "Shpëtuam nga Vaterloja financiare në Arbitrazh"
Çështja CEZ po rezulton patatja e nxehtë e qeverisë. Në hapjen e saj perceptimi kryesor, madje edhe akuza publike, u adresua ndaj Ilir Metës. U diskutua një manovër për mbledhje borxhesh, kurse sot, në rrugë zyrtare flitet për qindra milionë euro dëm të shkaktuara me një firmë te vetme. Marrëveshja e Mirëkuptimit mes qeverisë aktuale dhe CEZ është vënë nën akuzë zyrtare nga institucione të shtetit shqiptar, duke kaluar praktikisht në hetim penal nga organet e akuzës në Shqipëri.